LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rivotimi i ligjit për gjuhën shqipe/ Berisha: Albanofobia ka pushtuar politikën maqedonase

20 Janar 2018, 14:56, Aktualitet CNA

Kthimin e ligjit për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare e Maqedonisë në parlament e ka komentuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar këtë akt të presidentit maqedonas Ivanov, dëshmi se albanofobia ka pushtuar nivelaet më të larta të shtetit.

Edhe pse ligji do të rikthehet në parlament, Berisha ka shprehur bindjen se ligji sërish do votohet.

Postimi i plotë:

Nje veto albanofobe!

Te dashur miq, keto dite Presidenti i Republikes se Maqedonise, Ivanov ne nje akt te mirefillte albanofobik perdori veton dhe nuk firmosi por ktheu ne parlament ligjin e perdorimit te gjere si gjuhe zyrtare te gjuhes shqipe.

Ky ligj u votua ne parlamentin e Maqedonise nga deputetet e mazhorances maqedonase dhe forcave politike shqiptare ne zbatim te marreveshjes se Ohrit.

Akti i presidentit Ivanov e kthen ligjin per rivotim ne parlament dhe jam i bindur se ligji perseri do te votohet. Por ky akt deshmon se albanofobia ka pushtuar nivelet me te larta te shtetit te Maqedonise dhe se çlirimi i maqedonasve prej saj eshte nje domosdoshmeri jetike per paqen dhe stabilitetin e vendit fqinj! sb /CNA.al

Lajmet e fundit nga