LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimet e PS për Rregulloren/ Juristi: Skenar për tu mbrojtur nga drejtësia

20 Janar 2018, 17:31, Aktualitet CNA

Juristi Çlirim Gjata shprehet se propozimet e mazhorancës për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, kanë si synim mbojtjen e tyre nga organet e reja të drejtësisë.

I ftuar në emisionin ?Kjo Javë? të Nisida Tufës, në News 24, Gjata theksoi se ?Parlamenti po I jep të drejtë vetes të vihet në rolin e gjykatës. Po I jep të drejtë vetes të shqyrtojë prova dhe ti bëjë pyetje prokurorëve. Kjo është kufizim i pushtetit të prokurorëve përballë politikanëve?.

Ndër të tjera, Gjata u shpreh se propozimi i PS, cënon parimin e ndarjes së pushteteve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga