Connect with Us

Ndërron jetë 66-vjeçari/ Nën hetim mjeku, për “mjekim të pakujdesshëm”

Aktualitet

Ndërron jetë 66-vjeçari/ Nën hetim mjeku, për “mjekim të pakujdesshëm”

Publikuar

-

Një mjek nga Vlora është kallëzuar penal pranë strukturave policore nga një shtetase, e cila pretendon se bashkëshorti i saj V.C., 66 vjeç, ka ndërruar jetë në repartin e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor.

Më datë 19.01.2018, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për veprën penale ”Mjekimi i pakujdesshëm”, të parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal, sepse:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë ndërmarrë veprimet hetimore të sekuestrimit të kartelës mjekësore të shtetasit V.C., dhe është dërguar trupi në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pompeo shkon në Selinë e Shenjtë/ Vatikani refuzon kërkesën për të takuar Papën

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i manjatit të mediave në Hong Kong/ Pompeo shpreh shqetësim

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten me zyrtarë të lartë të Vatikanit, një ditë pasi u bënë publike kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj politikës së Selisë së Shenjtë për Kinën.

Vatikani e refuzoi kërkesën e zotit Pompeo për t’u takuar me Papa Françeskun, duke përmendur si arsye politikën e Selisë së Shenjtë për të shmangur audiencat e Papës gjatë fushatave zgjedhore.

Kryediplomati amerikan Mike Pompeo u takua me Kardinalin Pietro Parolin, sekretar i shtetit i Vatikanit, ndërkohë që tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Vatikanit për Kinën u shfaqën në publik.

Sekretari Pompeo, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Vatikan, Callista Gingrich, u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm të Vatikanit, Kryepeshkopin Paul Gallagher.

Dy zyrtarët e lartë diplomatikë të Vatikanit e kanë akuzuar zotin Pompeo se po përpiqet të tërheqë në zgjedhjet presidenciale amerikane Kishën Katolike në SHBA, duke dënuar marrëdhëniet e saj me Kinën.

Komentet erdhën pasi zoti Pompeo akuzoi Kishën në një artikull si dhe në Tëitter këtë muaj, se po rrezikon “autoritetin e vet moral” duke përtëritur një marrëveshje me Kinën për emërimin e peshkopëve nga Vatikani.

LEXO EDHE:  Të shtëna arme në Vlorë/ Policia blindon zonën



Kardinali Parolin dhe Kryepeshkopi Gallagher thanë se Papa Françesku kishte refuzuar një kërkesë të zotit Pompeo për një audiencë, sepse Papa i shmang takimet me politikanët gjatë fushatave zgjedhore.

LEXO EDHE:  Kapet mbi 1 ton drogë në Vlorë/ Zbulohet tuneli i nëndheshëm

Zoti Pompeo ishte në Vatikan për të marrë pjesë në një konferencë mbi lirinë fetare të organizuar nga ambasada amerikane në Selinë e Shenjtë.

Gjatë konferencës të mbajtur dje, zoti Pompeo e quajti Kinën shkelësen më të madhe të të drejtave fetare në botë.

Të enjten, para takimit me zyrtarët e Vatikanit, Sekretari i Shtetit bëri një vizitë në Komunitetin e Sant’Egidios në Romë, një organizatë bamirëse e krishterë.

“Departamenti i Shtetit ka punuar me ju të gjithë prej një kohë të gjatë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë,” tha zoti Pompeo pas takimit me anëtarët e grupit të paqes.

Grupi Sant’Egidio është themeluar në fund të viteve 1960, dhe është emëruar disa herë për Çmimin Nobel të Paqes për punën me të varfërit./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta nuk heq dorë nga pushimet/ Rikthehet në bregdet

Publikuar

-

Nga

Meta nuk heq dorë nga pushimet/ Rikthet në bregdet

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer pushimeve në bregdet.

Pasditen e sotme ai ka postur një foto në rrjetet sociale, ku duket se ka lënë pas angazhimet politike, duke u ‘zhveshur’ nga kostumi zyrtar.

Ai shfaqet teksa bën vrap buzë bregdetit të Durrësit, ndërsa krahas fotot shkruan: Pas një dite intensive, rikthimi në bregdetin e Durrësit është shumë frymëzues, por edhe reflektues./CNA.al



Pas një dite intensive, rikthimi në bregdetin e Durrësit është shumë frymëzues, por edhe reflektues.

Gepostet von Ilir Meta am  Donnerstag, 1. Oktober 2020

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kosnett: Të shfrytëzohet përkushtimi i SHBA-së dhe BE-së për Kosovën dhe Serbinë

Publikuar

-

Nga

Kosnett: Të shfrytëzohet përkushtimi i SHBA-së dhe BE-së për Kosovën dhe Serbinë

Raportet dhe partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë të forta, por është e rëndësishme të mos mendohet që këto raporte mes Uashingtonit dhe Prishtinës do të vazhdojnë përgjithmonë, porositi ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

“Është e natyrshme që marrëdhëniet tona do të evoluojnë dhe ju duhet të prisni që në të ardhmen, Kosova do të bëhet më e pavarur ekonomikisht dhe më pak e varur nga ndihma amerikane, nga ndihmat e diasporës apo të të huajve në përgjithësi”, tha Kosnett gjatë një konference virtuale për media.

Ambasadori Kosnett tha se SHBA-ja e ka ndihmuar Kosovën dhe do të vazhdojë ta ndihmojë që të pavarësohet ekonomikisht, të jetë vend më i sigurt dhe të ketë më shumë barazi politike, por sipas tij, të gjitha këtyre proceseve duhet t’iu prijë “populli dhe liderët politikë të Kosovës”.

Kosnett tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka dëshmuar “më shumë përkushtim konkret dhe ka bërë më shumë veprime për të përmirësuar situatën në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor më shumë se çdo administratë tjetër amerikane në këto 20 vjetët e fundit”, qofshin ato administrata republikane apo demokrate.

“Ne jemi në një kohë kur Qeveria amerikane dhe miqtë tanë në BE janë vërtet të fokusuar në Ballkanin Perëndimor, që të bëhet përparim në këtë rajon. Mund t’ju them se ka mbështetje të të dy partive në SHBA për këtë gjë, por nuk mund t’ju premtoj se energjia aktuale dhe përkushtimi do të vazhdojnë përgjithmonë. Është e rëndësishme që të shfrytëzohet ky moment”, tha ai.

Ambasadori amerikan shtoi se ndryshimi eventual i administratës amerikane pas zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor, nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi “për pavarësinë e Kosovës, zhvillimin dhe stabilitetin rajonal ka mbështetje nga të dy partitë amerikane”.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Kosnett tha se SHBA-ja nuk mendon se mund të ketë paqe të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik në këtë rajon, nëse çështjet ekonomike dhe politike trajtohen ndarazi.

“Ne e mbështesim këtë proces (dialogu i Brukselit) dhe besoj se është e rëndësishme që të vazhdohet në mënyrë paralele me iniciativën që qeveria ime ka ndërmarrë, që të fokusohemi në iniciativa ekonomike, të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë”, tha Kosnett.

I pyetur nëse çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duhet të diskutohet sërish nga Kosova dhe Serbia, Kosnett tha se kjo çështje hyn në kuadër të procesit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, ku partnerët e BE-së dhe qeveritë, e Kosovës dhe Serbisë, i prijnë procesit.

“Unë nuk do të komentoj për specifikat e çështjeve, për të cilat po diskutohet në procesin e udhëhequr nga BE-ja”, shtoi ambasadori amerikan.



Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni.

LEXO EDHE:  63-vjeçari i jep fund jetës/ Gjendet i vetëvarur në banesë

LEXO EDHE:  Foto-Skandali/Drejtoresha e LSI fushatë nga zyra e shtetit me uniformë

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Derisa Kosova thotë se çështja e Asociacionit është çështje e mbyllur, edhe pse ende nuk është formuar, Serbia insiston që për këtë çështje duhet të diskutohet sërish. Madje, në takimin e fundit të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh në Bruksel, Beogradi e kushtëzoi vazhdimin e dialogut me këtë çështje. Edhe BE-ja këmbëngulë që Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale, gjithëpërfshirëse.

Sa i përket moratoriumit njëvjeçar, ku Kosova është zotuar se nuk do të tentojë të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, e Serbia që të ndalë fushatën e çnjohjeve të Kosovës – zotime këto të bëra në kuadër të marrëveshjes për normalizim ekonomik të nënshkruar në Uashington – Kosnett tha se kjo u bë për “që të bëhet përparim në iniciativat ekonomike”.

“Ne e dimë se do të duhet kohë që përparimi i vërtetë të jetë i dukshëm për shumë çështje për të cilat palët janë pajtuar në Uashington. Ne nuk mund të presim që autostradat dhe linjat hekurudhore të ndërtohen brenda natës… Palët janë pajtuar se është më mirë që të lirohen nga presioni politik, nga drama politike, të marrin frymë, të themi nga procesi i mbushur me tensione, dhe brenda një vitit të fokusohemi në çështjet ekonomike. Çfarë presim që të ndodhë pas një viti? Ne jemi të bindur se nëse dy qeveritë, e Kosovës dhe Serbisë, i marrin seriozisht këto zotime, ne do të shohim përparim të madh gjatë kësaj periudhe”, tha ambasadori amerikan.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator, në Zyrën Ovale arritën marrëveshje për normalizim ekonomik. Veç tjerash, në marrëveshje palët janë zotuar për projekte infrastrukturore që do të lidhnin më mirë të dyja shtetet.

Sipas Kosnett, Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk iu ka skaduar mandati. Ndryshe, vazhdimin e mandatit të këtij institucioni në Hagë ka kërkuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ambasadori Kosnett tha se qëndrimi i Qeverisë amerikane është se Gjykata Speciale është një institucion i rëndësishëm dhe i pavarur.

“Dhomat janë institucion i Kosovës dhe duhet t’iu lejohet që të punojnë pa pengesa”, tha Kosnett, duke shtuar se është i vetëdijshëm se shumë persona që kanë kryer krime, ende nuk janë sjellë para drejtësisë, por sipas tij, duhet të kërkohet “më shumë drejtësi, e jo më pak”./rel

LEXO TE PLOTE