LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Droga në Kapshticë/ Pezullohen 6 punonjës policie

20 Janar 2018, 14:28, Aktualitet CNA

Janë thelluar hetimet në lidhje me lëndën narkotike e cila u sekuestrua ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës.

Mësohet se në kuadër të këtyre hetimeve janë pezulluar 6 punonjës policie, të cilet dyshohet se janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë. Gjithashtu mësohet se mes personave të pezulluar është dhe shefi i hetimit, Edmond Çela.

Një ditë më parë në pikën kufitare të Kapshticës u zbulua autobusi me 2 kg heroinë, ndërsa shoferi i këtij mjeti u arrestua në kushtet e flagrancës. Vetëm përgjatë muajit Janar policia shqiptare në bashkëpunim dhe me doganat kanë mundur të sekuestrojnë afro 10 kg heroinë e cila është tentuar të trafikohej me autobus dhe vetura drejt Greqisë, Malit të zi dhe Italisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga