LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhunoi ish-bashkëshorten/ Arrestohet 51-vjeçari

20 Janar 2018, 08:54, Aktualitet CNA

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes.

Policia  e Elbasanit  ka njoftuar se Albert Çehu akuzohet se ka rrahur shtetasen me inicialet L.H., 50 vjeçe.

?Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në Lagjen ?Dyli Haxhire? për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases L.H., 50 vjeçe?, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i Policisë

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Albert Çehu, 51 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në Lagjen ?Dyli Haxhire? për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases L.H., 50 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Dhuna në familje? parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga