LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati zbulon batërdinë e gjykatave/ Qindra vendime të rrëzuara, asnjë gjyqtar para përgjegjësisë

20 Janar 2018, 18:04, Aktualitet CNA

Vendimet e gabuara të gjykatave shqiptare të rrëzuara nga Gjykata  e Strazburgut janë kthyer në një peshë të rëndë për xhepat e taksapguesve të ardhurat e të cilëve administrohen në buxhetin e shtetit.

Duke ju referuar avokatit Saimir Vishaj “Pamfleti” raporton se deri tani janë rreth njëqind e tridhjetë vendime të rrëzuara nga Gjykata e Strasburgut, e cila i ka ngarkuar shtetit dhe taksapaguesve shqiptar pagimin e miliona eurove dëmshpërblime në favor të individëve të cilëve u është cënuar e drejta nga këto vendime të padrejta.

?Janë 130 vendime të gabuara që Gjykata e Strasburgut ka detyruar shtetin shqiptar për të dëmshpërblyer të dëmtuarit, mendoj që të parët që duhet të largohen nga sistemi i drejtësisë janë pikërisht këta gjyqtarë që kanë dhënë këto vendime duke sjellë një boshllëk në të ardhurat e buxhetit të shtetit, gjë e cila duhet të kalonte për ndërtimin e kopshteve, çerdheve dhe pensionistëve, gjë që nuk po ndodh?.

Përkundër kësaj batërdie të gjyqësorit, Vishaj thotë se pavarësisht numrit shumë të madh të vendimeve të rrëzuara nga Strasburgu, asnjë gjyqtar nuk është vënë përpara përgjegjësisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga