Connect with Us

Tuna dhe Dafina janë pajtuar/ Askush nuk mund të ulet me to 

Aktualitet

Tuna dhe Dafina janë pajtuar/ Askush nuk mund të ulet me to 

Publikuar

-

Dy këngëtaret u përfolën vite më parë se nuk ishin më mike, pasi nuk u panë më bashkë as në projekte muzike pas këngës “VIBE” dhe as ne jetën personale.

Por tani duket se marrëdhënia mes Dafina Zeqirit dhe Altuna Sejdiut është rregulluar.

Aktualisht Tuna ndodhet në New York, ku gjithashtu është edhe Dafina e cila u bë pjesë e videoklipit të reperit me famë botërore, French Montana. Duket se këngëtaret janë takuar me njëra-tjetrën dhe shfaqen më të lumtura se kurrë. Ka qenë Dafina ajo që ka publikuar një foto në Instagramin e saj, ku duken të shoqëruara edhe nga një vajzë tjetër. Ajo i ka bashkangjitur edhe një shkrim fotos ku thotë:

“Askush s’mund të ulet me ne”.

Të dyja tashmë këngëtare me një eksperiencë të gjatë në tregun muzikor, duket se kanë zgjedhur ta hedhin pas krahëve të shkuarën./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbi 900 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 20 qytetarë

Publikuar

-

Nga

Mbi 900 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 20 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës së Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportimit, gjatë 24 orëve janë kryer 3689 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 916 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,007 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

LEXO EDHE:  Dafina Zeqiri përfundon në spital: Çfarë i ka ndodhur këngëtares?

LEXO EDHE:  Dafina, zgjidhja kundër dhimbjeve në shputa

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime antivCOVID./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ambasadorët nuk e kanë keq”/ Patozi: Nëse korrupsioni është kriter për përzgjedhjen atëherë…

Publikuar

-

Nga

“Ambasadorët nuk e kanë keq”/ Patozi: Nëse korrupsioni është kriter për përzgjedhjen atëherë...

Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se thirrjet e ambasadorëve drejtuar partive politike për pastrimin e listave është një gjë e drejtë, duke theksuar se me çfarë u kanë parë sytë shqiptarëve, në zgjedhjet e 25 prillit mund të ndodhë çdo gjë.

Përmes një postimi në rrjetin social ai shprehet se nëse korrupsioni do të ishte si kriter për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, listat mund të rrëzoheshin dhe disa parti do të shkonin drejt shkrirjes.

“Ambasadorët nuk e kanë keq…

Ambasadorët nuk e kanë keq, kur i kujtojnë përditë partive se duhen të kenë lista të pastra për 25 prillin. Sepse me ato që u kanë parë sytë njerëzve në Shqipëri gjatë  viteve të fundit, gjithçka mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje.

LEXO EDHE:  Dafina Zeqiri përfundon në spital: Çfarë i ka ndodhur këngëtares?

LEXO EDHE:  Këngëtarja shqiptare shfaqet në revistën e njohur amerikane

Por do të bënin më mirë që të ndaleshin deri tek lidhjet e kandidatëve me krimin.

Sepse po të fusnin si kriter edhe korrupsionin, kam frikë se disa nga listat do të rrëzoheshin në treçerekun e tyre, ndërsa disa parti edhe mund të shkriheshin fare”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Publikuar

-

Nga

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka përkujtuar 70 vjetorin e një nga ngjarjeve më fatkeqe në fshatin Mënik, ku arrestuan 170 persona dhe humbën jetën 22 persona pa gjyq.

I shoqëruar nga ish deputetja Dhurata Çupi, Këlliçi shprehet se kjo ishte një nga ngjarjet më makabre të terrorit të injorancës komuniste, duke vendosur kurora me lule në emër të PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha.

“Me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951 u arrestuan rreth 170 persona, 22 prej të cilëve i ngjitën në një kamion ushtarak të mbuluar dhe i ndalën buzë Erzenit, në fshatin Mënik, ku i ekzekutuan pa gjyq.

Mes tyre dhe Sabiha Kasimati. Listat u përpiluan nga Sigurimi i Shtetit si një mundësi për likujduar intelektualë, klerikë e nacionalistë shqiptarë të arsimuar në Perëndim.

LEXO EDHE:  “Isha e tmerruar”/ Enca tregon momentin më të vështirë të jetës së saj

LEXO EDHE:  “Isha e tmerruar”/ Enca tregon momentin më të vështirë të jetës së saj

Sot, në kuadër të 70 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, bashkë me ish deputeten Dhurata Çupi, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe PD, vendosëm kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar jetët e vrara nga terrori i injorancës komuniste”, shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE