LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyhet shqyrtimi i nismës për arrestimin e deputetëve

19 Janar 2018, 15:13, Aktualitet CNA

Rreth mesditës së sotme është mbledhur nënkomisioni për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjykatës.

Në mbledhjen e sotme opozita ka kundërshtuar hapur nismën për ndryshimet lidhur me procedurën që duhet të ndiqet për arrestimin e deputetëve. Kjo ka bërë që kjo nismë e maxhorancës të shtyhet për më tej.

Po ashtu në këtë nënkomision është diskutuar edhe lidhur me rregullat e sjelljes dhe etikës së deputetëve brenda Kuvendit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga