LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndanin lëndë narkotike në shkolla/ Goditet grupi kriminal, arrestohen katër persona

19 Janar 2018, 10:53, Aktualitet CNA

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave në kryeqytet.

Policia bën të ditur se janë arrestuar shtetasit:

Sipas uniformave blu, shtetasit e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit ?Cannabis Sativa? pranë shkollave të mesme në qytetin eTiranës.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar puna dhe të lartpërmendurit janë kapur në flagrancë në rrugën ?Gjergj Legisi”, në afërsi të një shkolle të mesme.

Në momentin e ndalimit nga ana e Policisë këta shtetas kanë hedhur në tokë tre qese farmaceutike me 11,2 gramë me bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të ndarë në porcione dhe gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale të ??Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim? parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga