LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ricky Martin rrëfen për martesën dhe partnerin e tij

19 Janar 2018, 21:50, Aktualitet CNA

Është martuar pak ditë më parë me të dashurin e tij dhe mbrëmjen e së enjtes ka vendosur të flasë publikisht për detajet e ceremonisë së tij martesore.

Bëhet fjalë për këngëtarin nga Puerto Rico, Ricky Martin, i cili gjatë një interviste në  ?Trevor Noah Wednesday?  ka dhënë detaje nga martesa dhe fëmijët e tij.

Ricky ka rrëfyer se momenti më i bukur për të ka qenë kur gjatë premierës së një filmi ai dhe partneri i tij, Jëan Yosef i kanë thënë PO njëri-tjetrit dhe se gjithçka është realizuar si çdo martesë normale, që nga propozimi në gjunjë e deri tek dhurimi i unazës.

Këngëtari i famshëm i rrymës latine ka treguar se fillimisht nuk ka dalë hapur me seksualitetin e tij, gjë që vendosi ta bëje vetëm në moshën  38-vjeçare,  pasi siç theksoi ai,  kishte frikë se karriera e tij, që e dashuron aq shumë, do të merrte fund: ?Miku im, nuk e ke idenë se sa kohë më ka marrë vendimi që të flisja haptazi për atë që jam. Çështja është se isha i rrethuar me shokë që më thoshin të mos e bëja sepse kjo do e shkatërronte karrierën time. Ishin njerëzit që më donin, njerëzit që ma duan të mirën dhe ata ishin viktima të homofobisë. Unë jam rritur në një kulturë e cila ma kujtonte se ndjenjat e mia ishin të tmerrshme dhe djallëzore. Cilësohesha si një seks simbol dhe kjo ishte arsyeja pse ata mendonin se kjo do e shkatërronte karrierën time?,

Por këngëtari gjithashtu rrëfeu se pavarësisht gjithçkaje ai vendosi të bëjë publike bindjet e tij seksuale duke marrë përsipër të gjitha kostot që kjo mund ti shkaktonte./CNA.al

Lajmet e fundit nga