Connect with Us

Pse Duka e bën më politike garën, se sa Fino?

Aktualitet

Pse Duka e bën më politike garën, se sa Fino?

Publikuar

-

Nga Mero Baze

Më në fund gara për Federatën Shqiptare të Futbollit u bë tërësisht politike. Bashkim Fino arriti të tërheqë Partinë Demokratike në garë, duke e bërë atë aktoren kryesore që po formulon akuzat ndaj tij deri më sot, në vend të Armando Dukës.

Sot Partia Demokratike është përfshirë në një debat politik mbi zgjedhjet në Federatën e Futbollit Shqiptar, pas akuzave se ajo po bën presion mbi disa gjyqtarë, lidhur me problemin e krijuar me disa shoqata fantazëm që shërbejnë si vota të parapaguara në zgjedhjen e presidentit të Federatës. Ajo ka hedhur akuza ndaj kandidatit rival me Armando Dukën, duke shkuar deri tek “qëllimet” e tij për pastrim parash përmes Federatës.

Një përfshirje e tillë kaq e thellë e partisë më të madhe në opozitë, në garën për Federatën, është e pazakontë në të gjitha garat, përfshi dhe ato formale për Federatën.

Armando Duka është një kandidat i zgjedhur politikisht në krye të Federatës dhe ka mbijetuar aty politikisht. Partia Demokratike ka tentuar të dobësojë pozitat e tij në vitin 2006, por u tërhoq, duke u bërë aleat me të në zgjedhjet e fundit.

Për shkak të lidhjeve të tij politike, dhe të qënit e “Dukëve” një faktor vendimtar i koalicionit opozitar, Lulzim Basha ka marrë një qëndrim të skajshëm në këtë garë, duke u bërë jo vetëm mbështetëse i një prej kandidatëve, por dhe një sulmuese agresiv i rivalit të tij.

Përkundër kësaj, kryeministri Edi Rama ka ruajtur pozicionin neutral gjatë garës, dhe është shfaqur publikisht me Armando Dukën në një ceremoni inagurimi, pa bërë komente për garën.

Debati i PD kundër rivalit të Dukës, është një politizim zyrtar i garës, dhe fundi i akuzave se rivali i Dukës është i mbështetur politikisht.

Deri tani, i vetmi debat politik i një partie kundër rivalëve, është qëndrimi i Partisë Demokratike kundër Bashkim Finos, dhe akuzat personale ndaj tij. Bile, Bashkim Fino, sipas PD, është dhe një arsyet përse duhet protestuar më 27 janar.

Ky zhvillim i jep fund spekulimeve se garën po e dëmton një kandidat që po vjen nga politika. Kandidati rival i tij, Duka, jo vetëm që është një produkt i politikës, por që nga fillimi i garës deri, më sot, ai është i vetmi që ka marrë publikisht mbështetjen politike të një partie, biles duke i shpallur zgjedhjet në Federatë, si objektiv dhe të protestës së tyre.

Është një histori e cila nuk mund të maskohej, edhe pse po bëheshin përpjekje për të mbajtur maska, dhe kjo lidhet me një hall personal të Lulzim Bashës.

Armando Duka është një kandidat më politik se Bashkim Fino, dhe kjo, për shkak të problemit që ka kryetari i PD me familjen “Duka”. Ai është i detyruar të hidhet në betejë për Armando Dukën, pasi Agron Duka i siguroi Lulzim Bashës, qetësinë e duhur për të përçarë rivalët e tij brenda partisë gjatë çadrës dhe pas saj, dhe tani po shërben si ilustrim i aleancës opozitare, një hall që Basha e ka për të maskuar vetminë e tij.

Presioni nën të cilën Basha është nga “Dukët”, është krejt i ndryshëm dhe s’ka asnjë lidhje me indiferentizmin e Ramës ndaj kandidimit të Bashkim Finos. Bashkim Fino është larguar nga PS dhe po kandidon për një dëshirë të tij, ku Rama nuk ka asnjë interes, por dhe nuk është nën asnjë presion, ndërsa “Dukët” e duan mbështetjen e PD për Federatën, si provë nëse Basha meriton më tej mbështetjen e tyre në opozitë, apo jo. Është një garë që është e dënuar të bëhet më politike nga “Dukët”, që shantazhojnë opozitën me atë post, se sa nga Fino, që thjesht ka liruar vendin në PS. /TemA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE