LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dehur në timon/ Arrestohet 30-vjeçari

19 Janar 2018, 08:02, Aktualitet CNA

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit L. Kuminja, 30 vjeç banues në Lagjen nr.2 Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi në qytetin e Cërrikut është kapur  në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip ?Fiat? në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”  parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga