LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e avokatit: Politikanët do detyrohen të firmosin fundin e tyre

19 Janar 2018, 16:13, Aktualitet CNA

Avokati Spartak Ngjela, njëherë kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, ka sulmuar sërish klasën politike shqiptare.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ngjela shprehet se ata që ngurrojnë të votojnë për ngritjen e organeve të drejtësisë, ashtu siç u detyruar nga amerikanët për të dhënë votën për Reformën në Drejtësi, në të njëjtën mënyrë do të detyrohen të votojnë fatin e tyre.

Sipas Ngjelës, “Asgjë nuk mund të bëjë tani Korrupsioni shqiptar: ai ka dorëzuar kushtetutën shqiptare.
Lodhet kot, dhe po bëhet qesharak.”, ndërsa shton se fundi i të korruptuarve është afër.

Postimi i plotë i Ngjelës:

Asgjë nuk mund të bëjë tani Korrupsioni shqiptar: ai ka dorëzuar kushtetutën shqiptare.
Lodhet kot, dhe po bëhet qesharak.

Të gjitha kryengritjet apo revolucionet që janë bërë në Shqipëri për të ?luftuar korrupsionin dhe padrejtësinë?; e kanë bërë kushtetutën e tyre pas rrëzimit të pushtetit politik në Shqipëri.

Që të gjitha këto jo vetëm që nuk e luftuan korrupsionin dhe padrejtësinë, por me pushtetet që kanë sjellë, edhe padrejtësia shoqërore, edhe korrupsioni ka shkuar në ngritje të tejme.

Kurse sot skema ndërkombëtare ishte që kushtetuta të ndyshohej; jo pas përmbysjes me dhunë të korrupsionit të lartë shtetëror; por të formulohej një kushtetutë e re shqiptare nga vetë të korruptuarit, por kundër korrupsionit.

Dhe kështu u bë.

I.
Si rrjedhojë e kësaj ne shohim sot frikë nga ata që votuan kushtetutën e re antikorrupsion, ngaqë janë penduar se po rrezikohen vetë.
Po ç?është ky pendim dhe kjo frikë, nuk e lexuan ata kushtetutën e re që ishte kundër tyre?
E pra; derisa janë kaq të trembur, pse e votuan?
Natyrisht e votuan nga frika, se politika amerikanë i kërcënoi që ?do të hapte letrat kundër tyre?.
Domethënë e votuan nga frika.
Po mirë; përderisa e votuan nga frika dhe e dinin që kjo Reformë ishte kundër tyre, pse po i revolton prapë frika dhe po i hedh drejt bllokimit të kushtetutës dhe vetë Reformës?
A a, këtu ka një gjë qesharake: nga frika votuan kushtetutën, dhe nga frika e penalizimit të tyre sipas frymës së kushtetutës; duan të bllokojnë kushtetutë në aplikim.
Por edhe këtu del një pyetje: përderisa këta njerëz u trembën dhe votuan nga frika një kushtetutë krejtësisht kundër vetes, si të mos mendohen që prapë nga frika do të heqin dorë nga bllokimi i kushtetutës?
Sigurisht që po.

E shihni se në çfarë halli kanë rrënë abusuesit e shqiptarëve?
Por më komikja këtu është që prapë do tremben, e sërish do të votojnë dhe prapë do të tremben, e sërish do të votojnë? deri në fundin e tyre.

Il.
Po pse këta politikanë të lartë shqiptarë po tregohen kaq qesharakë: kur vjen presioni votojnë dhe pastaj pendohen, revoltohen kundërshtojnë dhe tremben sërish e prapë votojnë ?
Pse këta të opozitës, edhe pse janë kundër politikës amerikane në Shqipëri, kanë frikë ta thonë?

Që të jemi të saktë, duhet të pranojmë që ky fenomeni i frikës dhe revoltës e frikës prapë, është një tezë që duhet mbrojtur në psikologjinë moderne se në fakt me anë të kësaj teze mund të provohet që klasa politike e Shqipërisë së sotme është ende shumë larg qytetërimit modern.

Prandaj pyetja që duhet ngritur këtu është kjo: shoqëria shqiptare, pas përfundimit të Reformës në Drejtësi, a do të hyjë në kohën reale të shtetit demokratik modern dhe perëndimor?
Po; sigurisht që do të hyjë, se do të vendosë Drejtësinë shoqërore.

E gjithë mungesa që shqiptarët kanë në zhvillimin e tyre është rrjedhojë e padrejtësisë shoqërore që sundon në Shqipëri në 100 vjet. /CNA.al

Lajmet e fundit nga