LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e komisarit Lamaj/ Kushtetuesja "rrëzon" Arben Frrokun

18 Janar 2018, 11:13, Aktualitet CNA

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar, me katër vota pro dhe dy kundër, kërkesën e Arben Frrokut për rigjykimin e çështjes, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisariat Dritan Lamaj.

Arben Frroku akuzohet për vrasjen e Dritan Lamajt në Tiranë në 25 Shkurt të 2013. Gjykata e Shkallës së Parë tek Krimet e Rënda i dha pafajësi duke e liruar nga burgu. Apeli vendosi dënimin me burg përjetë, por Arben Frroku ishte arratisur nga Shqipëria.

Aktualisht ai ndodhet në Holandë i arrestuar dhe pritet që të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin./ CNA.al 

Lajmet e fundit nga