LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili: Rama ka një gjë të mirë...

18 Janar 2018, 16:43, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin ?45 Minuta? në Report TV, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ylsi Manja, se nuk është duke bërë asnjë punë që ti vlejë vendit, por i vetmi qëllim sipas tij është që të gëzojë Ramën.

Vasili është shprehur se Manja punon sa për ti rënë së sy Ramës dhe ky ta marrë me sy të mirë.

?Ky kryetari i Komisionit të Ligjeve nuk e ka hallin të japë zgjidhje e ka hallin të gëzojë Edi Ramën dhe ky i fundit ta marrë me sy të mirë. Mirëpo Rama ka një gjë të mirë që i përdor këta dhe më pas i hedh?,- u shpreh Petrit Vasili. /CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga