LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shehu: Mjekët tashmë një specie në zhdukje

18 Janar 2018, 15:25, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një postim në rrjetet sociale, ka ironizuar kryeministrin Rama dhe deklaratat e tij në lidhje me shëndetësinë.

Shehu shkruan se shumica e gamës kirurgjikale janë realizuar me kohë në Shqipëri, sikurse dhe operacionet për gjendrën tiroide, ndërsa tanimë ka probleme për shkak të mungesës fizike të mjekëve nëpër spitale.

Shehu i ka quajtur ?mjekët tashmë një specie në zhdukje?.

Reagimi i plotë:

PER TE QESHUR EDHE PER TE QARE!!!
Z.Rama deklaron sikur sot u shkua ne Mars (ne Hene ka kohe qe eshte arritur)!
Ai po brohoret per faktin se aktualisht ne Korce po operohet, pas disa vitesh pauze, nje strume e gjendres tiroide nga koleget e mi te shquar, kirurgu Celiku e anestezisti Ohri.
Une dua ta informoj Z.Rama qe ne Korce e ne te gjithe vendin, nderhyrjet kirurgjikale te tiroides e shume te tjera, jane kryer prej shume e shume vite me pare.
Nqs ato e shumica e games kirurgjikale, nuk realizohen me ne Korce apo ne shumicen e spitaleve te tjere te Shqiperise ne kete periudhe te fundit, kjo nuk vjen nga pa aftesia e kirurgeve apo reanimatoreve lokale, por nga mungesa fizike e tyre (mjeku tashme eshte nje specie ne zhdukje), si dhe nga mangesite objektive.
Vajtja nga Tirana e drejtuesve te sherbimeve kombetare aty e realizimi i nje apo disa nderhyrjeve te tilla, nuk zgjidh problemin thelbesor, Varferine Afrikane te sistemit tone shendetesor , numrin katastrofik te ulet te mjekeve ne pergjithesi e specialisteve ne vecanti, mungesen e mundesive reale per zhvillim.
Po me tej, me kthimin e kolegeve ne Tirane, ku drejtojne sherbimet universitare, cdo te ndodhe ne Korce e kudo?!
Detyra e Kryeministrit te nje vendi europian nuk eshte te brohorase realizimin sporadik te dickaje rutine per kirurgjine (sikur te ishim ne mes te Sahares), por te prezantoje e implementoje strategji e politika te qarta financiare, menaxheriale e zhvilluese, gje qe asnje here nuk e ka bere.
Dhe kjo mundesisht mbasi te sqaroje opinionin se pse shendetesia jone eshte katandisur ne kete gjendje tragjike dhe se ne cfare skute mund ta gjejme te strukur “Shendetesine Falas” tashme. /CNA.al

Lajmet e fundit nga