LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serbia kërkoi përfshirjen në hetimin e vrasjes së Ivanoviçit/ Kjo është përgjigja e qeverisë së Kosovës

18 Janar 2018, 16:53, Aktualitet CNA

Pas vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës qeveria e Beogradit adresoi një kërkesë për përfshirjen në hetim edhe të ekspertëve të shtetit serb, si një garanci për mosngritjen e dyshimeve për paanësi.

Kërkesa e Serbisë iu adresua mediatikisht Qeverisë Haradinaj dhe kur kanë kaluar veç dy ditë prej artikulimit të saj ka ardhur përgjigja nga pala kosovare.

Sikurse kanë publikuar mediat e Kosovës, sot Qeveria është përgjigjur zyrtarisht duke thenë se nuk e pranon përfshirjen e organeve shtetërore të Serbisë në hetimet që po zhvillohen rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ish- lider i Iniciativës qytetare, ?Liria, Demokracia, Drejtësia?.

Halil Matoshi, nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më së pari saktësoi për radion “Evropa e Lirë” se shteti i Serbisë nuk ka dërguar ndonjë kërkesë zyrtare për përfshirje në hetime.

Por, pavarësisht kësaj, Matoshi saqroi se askush nuk ka të drejtë nga jashtë që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Republikës se Kosovës, përveç mekanizmave relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, që janë të autorizuar për të siguruar një ambient të sigurt në Kosovë.

?Dhe, për të hequr dilemat, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar eventualisht FBI-në që të jetë pjesë e hetimeve?, ka thënë Matoshi, duke i paraprirë kthimit të një përgjigjeje zyrtare nga autoriteti i qeverisë së Kosovës në rast se Serbia e zyrtarizon kërkesën e artikuuar mediatikisht, por jo shkresërisht.

Ndërkohë, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në emër të Qeverisë së Serbisë ka thënë se ka një kërkesë që organet serbe të marrin pjesë në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit, të cilat po udhëhiqen nga autoritetet e Kosovës. Ajo ka thënë se pret përgjigje nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, përkatësisht nga administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ? UNMIK dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit ? EULEX.

?Nëse nuk lejohemi të marrim pjesë, hetimet për vrasjen do i bëjmë vetë?, ka thënë Brnabiq në një intervistë dhënë Shërbimit të Ballkanit të radios “Evropa e Lirë”.  Autoritetet në Kosovë, ndërkaq, po i vazhdojnë hetimet për këtë rast. /CNA.al

Lajmet e fundit nga