LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rripi në qafën e kësaj vajze ka tërbuar prindërit, qindra reagime të ashpra

18 Janar 2018, 11:00, Aktualitet CNA

Me gjasë të gjithë e keni vënë re modën e përhapur gjerësisht të vënies së rripave në qafë, që ndryshe quhen ?choker?.

Një element i modës që shumë femra e kanë përqafuar dhe e kanë kthyer chokerin në një aksesor të pandashëm prej tyre.

Megjithatë, prindërve me sa duket nuk u pëlqen fare vënia e këtyre rripave dhe komentet ofenduese kanë nisur nga një imazh i publikuar nga kompania ?Asos?.

Një choker lateks prej 45 paundësh dhe i kuq shfaqej në qafën e një vajze që kishte mbyllur sytë dhe kokën e kishte anash.

Kjo supozohej të ishte një reklamë tërheqëse, por qindra prindër kanë shpërthyer në komente kundër saj në Twitter.

Ata mendojnë se është një imazh i tmerrshëm dhe ofendues, prindërit shkruajnë se ky imazh është një fetish i tepruar për të shitur këtë objekt që duket më shumë për të varur veten se sa si aksesor zbukurues.

Një tjetër shkroi:

“Jam me të vërtetë i tronditur nëse dikush mendon se ky imazh është në rregull.?

Ndërsa, një nënë ka komentuar:

“Kjo është tronditëse! Imazhe vetëvrasëse që përdoren për të shitur një rrip qafe të keq?!?

Por, kishte edhe nga ata që e morën me sportivitet duke thënë se është vetëm një rrip që s?do e vërë askush në qafë, edhe pse kjo pjesë ishte e alarmuar nga çmimi.

Po ju i përdorni choker-at?!/CityNews

Lajmet e fundit nga