Connect with Us

Rama ka vrarë shpresën e rinisë/ Pasojat janë largimi i 100 mijë shqiptarëve

Aktualitet

Rama ka vrarë shpresën e rinisë/ Pasojat janë largimi i 100 mijë shqiptarëve

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në Elbasan se pasoja më tronditëse e aleancës së Edi Ramës me Krimin është emigrimi i më shumë së 100 mijë të rinjve gjatë qeverisjes së tij.

Basha u shpreh se duke patur prioritet pasurimin e krimit dhe disa klientëve, që i përdor për të mbajtur pushtetin, Edi Rama ka vrarë shpresën e rinisë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

“Në vetëm 4 vite janë dyfish prindër që kanë parë gëzimin e jetës së tyre t’u largohet, jo nga qejfi, jo dëshira, jo sepse kështu zgjedhin, por sepse këtu nuk kanë asnjë mundësi. Papunësia është ulur këmbëkryq. 50 biznese në ditë mbyllen, u mbyllën vitin e kaluar dhe vazhdon kjo mbyllje. Por po kështu në shërbimet shëndetësore të cilat janë në kolaps total, në arsim e kudo tjetër.”-tha Basha/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk kemi buxhet për menaxhimin e situatës”/ Plas debati mes ekspertit të arsimit dhe drejtoreshës së ISHP-së

Publikuar

-

Nga

“Nuk kemi buxhet për menaxhimin e situatës”/ Plas debati mes ekspertit të arsimit dhe drejtoreshës së ISHP-së

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” me ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti.

Debati nisi kur Mehmeti tha se ka shkelje të rënda në procedurat e ndjekura për hapjen e shkollës.

Pjesë nga debati:

Mehmeti: Ka shkelje të rënda në protokollet. Në këto shkresa nuk merren përgjegjësi. Ne nuk kemi buxhet për menaxhimin e situatës. Këto nxjerrin nxënësin në komisionin e etikës. Shikoni pamjet, ja si mblidhen.

LEXO EDHE:  Shkrumbohet nga flakët makina në tunelin e Elbasanit/ Shpëton mrekullisht shoferi

LEXO EDHE:  Përfundon takimi Kurti-Basha/ Kosovarët mund të mbështeten plotësisht te PD

Fico: Kjo është dynje. Jam dakord se në ditën e parë kishte një dyndje dhe nuk u zbatuan tërëisht masat.



Mehmeti: Në Korçë nuk kishte termometër.

Fico: E dini se çfarë ka nodhur me atë shkollë?

Mehmeti: E tha publikisht kryetari i Bashkisë Korçë. Nuk e di çfarë ndodhi me atë shkollë.

Fico: Nuk po dyshoj në atë që thoni ju, por mos flisni për diçka kur nuk jeni të informuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihma Juridike Falas/ Shoqata e Avokatëve Penalistë reagon ashpër ndaj ministrisë së Drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ndihma Juridike Falas/ Shoqata e Avokatëve Penalistë reagon ashpër ndaj ministrisë së Drejtësisë

Avokati Saimir Vishaj ka reaguar në emër të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë për krijimin e zyrës së Ndihmës Juridike Falas.

Avokati deklaron Shoqata se ka mënjanuar 180 avokatë nga urdhri i ministrisë së Drejtësisë dhe e sulmon këtë të fundit lidhur me pagesat që marrin avokatët.

“Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë reagon ndaj urdhërave të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me “ndihmën juridike falas” duke mënjanuar 180 avokatë kryesisht nga pagesat qesharake nga organi procedues.

A e dini Znj. Ministre që një avokat kryesisht për një masë sigurimi merr 2000 deri 3000 mijë lekë të reja??? A e dini Znj. Ministre që një avokat kryesisht merr deri në 6000 mijë lekë të reja për një gjyq themeli?



Këto urdhra kurrsesi nuk mundet të largojnë si mbrojtës nenin 48 të KPRP në lidhje me avokatin kryesisht… KPRP nuk njef si subjekte OJQ. Ato mundet vetëm të “rrëmbejnë” lekë por jo si Avokat”, shkruan Vishaj në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  “Ju merr 2 miliard lekë në vit”/ “Oligarkët” kryqëzojnë Bashën  

LEXO EDHE:  Përfundon takimi Kurti-Basha/ Kosovarët mund të mbështeten plotësisht te PD

Ndërkohë, kujtojmë se Zyra e Ndihmës Juridike Falas është ngritur me fonde nga Buxheti i Shtetit dhe i vjen në ndihmë qytetarëve të cilët do të përfitojnë nga shërbimet ligjore falas.

Qytetarët që përfitojnë janë ata në pamundësi financiare për të marrë një avokat, qoftë për t’u këshilluar, për t’u përfaqësuar në gjykatë apo për të përgatitur dokumentat për përfaqësim në gjykatë, apo për të ditur kujt t’i drejtohen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu e thotë hapur/ Hapja e shkollave, rrezik për rritjen e rasteve me Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu e thotë hapur/ Hapja e shkollave, rrezik për rritjen e rasteve me Covid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, në një lidhje me emisionin “Opinion” u shpreh se hapja e shkollave pavarësisht protokolleve të sigurisë, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë. Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë vendas, por gjithashtu edhe me rekomandimet që kanë dalë në kuadër të studimeve të organizuara nga OBSH apo Qendra Evropiane e Sëmundjeve, mbi çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, sa i përket hapjes së shkollave. Kemi analizuar gjatë situatën epidemiologjike, duke vendosur disa skenarë për rriskun.



Hapja e shkollave, pavarësisht protokolleve të sigurisë që të gjitha shkollat kanë marr masa për t’i zbatuar, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid, por ky rrezik është i ulët”, tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE