LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po mbahej në përgjim për lëndë narkotike/ I gjejnë në makinë mina me sahat

18 Janar 2018, 18:50, Aktualitet CNA

Policia ka bërë të mundur vënien në pranga të një shtetasi nën akuzën trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga të dhënat të bëra të ditura nga policia mësohet se Roberto Hodaj, 26 vjeç, u vu në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore, në mjetin tip ?Benz ML?, që përdorej prej tij, i janë gjetur dy mina me sahat.

I riu i kishte fshehur dy minat në pjesën e fouristradës ku zakonisht vendoset kutia e ndihmës së shpejtë për automjetet. Pas kontrollit në banesë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 7 kg lëndë narkotike ?Cannabis Sativa?.

Burime nga blutë e Vlorës kanë konfirmuar se Hodaj ishte nën vëzhgim prej disa ditësh nga Policia e Vlorës, pas informacioneve të siguruara nga këta të fundit se 26- vjeçari kryente veprimtari të jashtëligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, dyshimet e Policisë lidhen me minat e gjetura dhe destinacionin e tyre.

26- vjeçari nuk ka deklaruar ende asgjë për Policinë, ndërsa këta të fundit, duke parë se minat ishin me sahat, dyshojnë se mund të shërbenin për ndonjë ngjarje kriminale. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga