LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Peshqit e mëdhenj’, Donald Lu: S’dua më premtime, por rezultate

18 Janar 2018, 08:36, Aktualitet CNA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu në fund të vitit 2017 paralajmëroi se në Janar të këtij viti do të nisë arrestimi i ?peshqve të mëdhenj?.

Por teksa po kalon mesi i muajit të gjithë pyesin se ku janë dhe kur do të arrestohen ?peshqit e mëdhenj? të krimit dhe korrupsionit.

?Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin. Por nuk duam premtime, duam rezultate.

Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate. Kjo përpjekje ka mbështetjen e plotë të prokurorëve federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatuese amerikane. Dhe ka mbështetjen time të plotë. Jam optimist se parlamenti do të ngrejë Këshillin e Lartë të Prokurorisë në mars ose prill, çka i hap rrugën përzgjedhjes së një Prokurori të Përgjithshëm të ri dhe krijimit të SPAK dhe BKH? thotë ambasadori amerikan.

Diplomati i SHBA akuzoi sërish se ka politikanë në shumicë dhe në opozitë që nuk duan që reforma në drejtësi të ketë sukses, por sipas tij do të dështojnë.

?Në të vërtetë, ka politikanë në shumicë dhe në opozitë që nuk duan që reforma në drejtësi të ketë sukses. Do të dështojnë sepse populli shqiptar e kërkon këtë reformë. Si amerikanë, kemi marrë një angazhim përpara këtij vendi. Do të vazhdojmë të investojmë në suksesin e Shqipërisë dhe ta nxisim përgjatë rrugës së saj të rëndësishme drejt integrimit europian. Ky angazhim është i palëkundur? përfundoi ai./shqiptarja.com

 

Lajmet e fundit nga