LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplas me makinë 16-vjeçarin/ Drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

18 Janar 2018, 08:11, Aktualitet CNA

Një 16 vjeçar është aksidentuar nga një mjet ende i pa identifikuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, në fshatin Krajkë,  ndërsa i aksidentuari është M.L, rreth 16 vjeç, i cili duke ecur në këmbë në rrugë është përplasur nga një makinë.

Shtetasi i dëmtuar është nisut me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ku deri tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona nga shërbimet e policisë  për identifikimin e mjetit,  kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga