Connect with Us

Nuk ka arrestime të peshqve të mëdhenj, do kënaqeni vetëm me cironka

Aktualitet

Nuk ka arrestime të peshqve të mëdhenj, do kënaqeni vetëm me cironka

Publikuar

-

Pas propozimit të Partisë Socialiste për  ndryshime të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku midis çështjeve që ndryshojnë është edhe neni 118 i Rregullores që lidhet me autorizimin e arrestimit të prokurorëve, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një dalje për mediat paraditen e sotme, Basha tha se Rama ka propozuar një ligj për shpëtimin e të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”.

LEXO EDHE:  Takimi me studentët/ Deputeti i video-skandalit erotik i bën “gjëmen” Ramës

Sipas tij, arrestimi i tyre nuk do të ndodhë, por do kënaqemi vetëm me cironka.

Basha ndër të tjera akuzoi Ramën se po kthen në ligj modelin, me të cilin sipas tij mbrojti ish-ministrin e Brendshëm Saimit Tahiri.

Gjithashtu kryedemokrati Basha u shpreh se qeveria po mundohet me çdo kusht të pengojë reformën në drejtësi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthim me tritol në Shkodër/ Çfarë ka ndodhur

Publikuar

-

Nga

Shpërthim me tritol në Shkodër/ Çfarë ka ndodhur

Një shpërthim me tritol ka ndodhur  pak minmuta më parë në  një lokal  qytetin e Shkodrës.

Mësohet se hpërthimi ka ndodhur pranë kryqëzimit të shkollës pyjore.

Fatmirësisht, në momentin e shpëthimit të lëndës eksplozive nuk ka pasur njeri në lokal.

Tritoli thuhet se ishte vendosur në derën e lokalit, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin 12 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 3 persona në Gjirokastër, një tjetër në kërkim

Publikuar

-

Nga

Transportonin 12 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 3 persona në Gjirokastër, një tjetër në kërkim

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Shërbimet e FRONTEX-it dhe DVP Tiranë, kanë goditur një grup të mirorganizuar kriminal që kryente veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në disa qytete të ndryshme.

Në sajë të operacionit policor “Muzgu 3” janë arrestuar në flagrancë shtetasit me iniciale K. T., 38 vjeç, banues në Tepelenë; Sh. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe A. S., 63 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, falë punës së mirorganizuar hetimore, në bazë të informacioneve të siguruara se nga qyteti i Gjirokastrës në drejtim të Tiranës po transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjeteve dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve K. T. (organizator i grupit kriminal), Sh. M.(transportues), A. S. (pronari i hotelit), si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I.(transportues), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke tentuar të transportonin 12 emigrantë nga vendet e treta, nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës.

Pas një hetimi disajavor rezultoi se këta shtetas kanë tentuar të kryejnë këtë veprimtari kriminale duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, të cilët i strehonin fillimisht në një hotel në Laprakë dhe më vonë i transportonin në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. Këto raste kanë mbetur në tentativë pasi emigrantët janë bllokuar nga Policia lokale dhe ajo Kufitare

LEXO EDHE:  PS fiton pa koalicione/ Rama: E lehtë t’i mundësh Bashën dhe Kryemadhin bashkë

LEXO EDHE:  Takimi me studentët/ Deputeti i video-skandalit erotik i bën “gjëmen” Ramës

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet që shërbenin për transportimin e klandestinëve dhe 5 aparate celularë.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Manipulim zgjedhjesh në SHBA/ Kapen “mat” dy persona, mbushën kutitë me vota inekzistente

Publikuar

-

Nga

Garë e ethshme në SHBA/ Rezultatet paraprake këtë mëngjes

Dy persona nga Los Angelos janë akuzuar për mashtrim të votave në zgjedhjet e 13 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet kanë deklaruar se dy persona janë përpjekur të manipulojnë zgjedhjet duke shtuar 8,000 vota votuesish inekzistentë ose personash të vdekur. Zyra e Prokurorit të Qarkut në Los Angelos tha se ndaj tyre është ngritur një ankesë penale me 41 akuza.

Sipas Fox News, kandidati për kryetar bashkie në Hawthorne, California, Carlos Antonio De Bourbon Montenegro, dhe Marcos Raul Arevalo, planifikuan manipulimin e votave, në mënyrë që De Bourbon Montenegro të fitonte zgjedhjet.

Carlos Antonio De Bourbon Montenegro dhe Marcos Raul Arevalo u akuzuan secili për komplot për të kryer mashtrim të votuesve, tetë akuza të mashtrimit të votuesve, katër akuza për prokurimin dhe ofrimin e një instrumenti të rremë ose të falsifikuar dhe katër akuza për kundërvajtje për ndërhyrje me një transferim të shpejtë të një deklarate të përfunduar.

Montenegro po përballet me 10 akuza shtesë të mashtrimit të votuesve, shtatë akuza të prokurimit dhe ofrimit të një instrumenti të rremë ose të falsifikuar, dy akuza të dëshmisë së rreme dhe pesë akuza për shkelje të ndërhyrjes me një transferim të shpejtë të një deklarate të përfunduar. Çështja u paraqit për urdhër në 12 nëntor”, thuhet në deklaratën e prokurorit.

LEXO EDHE:  Ridvan Bode flet për çështjen që u dhemb demokratëve/ Mesazhi publik për Bashën

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Dukës/ Mos i besoni Ramës, plehrat po vijnë

Nëse vërtetohet akuza, Montenegro do të përballet me një dënim të mundshëm maksimal prej 15 vitesh e tetë muaj burg, ndërsa Arevalo përballet me një dënim maksimal të mundshëm prej shtatë vitesh burg./ CNA.al

LEXO TE PLOTE