LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet e Rregullores/ PS po vendos mur mbrojtës për aferat korruptive

18 Janar 2018, 13:09, Aktualitet CNA

Propozimi i PS për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, ka ngjallur reagime në kampin opozitar, ku pas reagimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, ka reaguar edhe LSI.

Në një dalje për mediat, kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar PS, se po përdor të njëjtën llogjikë që u përdor në rastin e çështjes Tahiri, ku sipas tij mazhoranca u bë bllokadë për prokurorinë dhe zbardhjen e një , ku sipas tij mazhoranca u bë bllokadë për prokurorinë dhe zbardhjen e një ngjarje të rëndë.

Sipas vasilit, mazhoranca kërkon të ngrejë një mur mbrojtës për aferat e saj korruptive.

?Sot PS kërkon një mburoje të re akoma më të fortë për çdo çështje korruptive, duke krijuar proçeduar parandaluese që dretësia të mos funksionojë mbi ta.

Gjithashtu Vasili tha se arsyetimi i Taulant Ballës se ndryshimet kanë të bëjnë vetëm me reflektim të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2012 është qesharak.

Vasili tha ndër të tjera se kjo tregon qartë se kush ka frikë nga reforma në drejtësi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga