Connect with Us

Sofia Richie dhe Scott Disick “çmendin” Meksikën

Aktualitet

Sofia Richie dhe Scott Disick “çmendin” Meksikën

Publikuar

-

Ky çift duket të jetë përgjithmonë me pushime.

Scott Disick dhe e dashura e tij Sofia Richie janë shfaqur në Meksikë në bordin e një superjahti.

19-vjeçarja dukej tejet seksi me bikini të zeza, teksa ekspozonte linjat e saj të mrekullueshme./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA-ja vendos sanksione ndaj grupit të hakerëve të lidhur me inteligjencën iraniane

Publikuar

-

Nga

SHBA-ja vendos sanksione ndaj grupit të hakerëve të lidhur me inteligjencën iraniane

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka vendosur sanksione kundër një grupi iranian të hakerëve, dhe më shumë se 45 individësh të akuzuar për kryerjen e një fushate shumëvjeçare që kishte në shënjestër disidentët iranianë, gazetarët dhe kompanitë ndërkombëtare të udhëtimit.

Njoftimi i 17 shtatorit tha se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit përdori grupin e hakerëve “Advanced Persistent Threat 39” (APT39) dhe kompaninë Rana, për të monitoruar “disidentët, gazetarët iranianë, ish-punonjësit e qeverisë, ambientalistët, refugjatët, studentët e universitetit dhe punonjës në organizata ndërkombëtare joqeveritare”.

Disa nga individët e shënjestruar i ishin “nënshtruar arrestimit dhe frikësimit fizik e psikologjik” nga inteligjenca iraniane.



“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të kundërshtuar fushatat sulmuese kibernetike të krijuara për të rrezikuar sigurinë dhe për të shkaktuar dëme në sektorin ndërkombëtar të udhëtimit”, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Steven Mnuchin, përmes një deklarate.

LEXO EDHE:  Ishi i Kourtney Kardashian, kalon ditën e baballarëve në plazh me të dashurën 19 vjeçare

LEXO EDHE:  Pushimet e mrekullueshme të Beyonce dhe Jay Z (FOTO)

Tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë rritur që kur presidenti amerikan, Donald Trump, më 2018 u tërhoq nga një marrëveshje e rëndësishme bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore nën të cilën Irani u zotua të frenonte ambiciet e tij atomike në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Përveç rivendosjes së sanksioneve, Uashingtoni ka akuzuar Iranin për financimin e ekstremizmit në Lindjen e Mesme, gjë që Irani e mohon./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhi qesharak i PD-LSI/ Ja si justifikojnë kthimin në tryezë

Publikuar

-

Nga

Mesazhi qesharak i PD-LSI/ Ja si justifikojnë kthimin në tryezë

Opozita e Lulzim Bashës ka vijuar të këmbëngulë për koalicionet parazgjedhore, ndonëse kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk preken nga ndryshimet kushtetuese.

Ky ishte edhe shkaku pse përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nuk kanë pranuar të ulen në tryezën e Këshillit Politik.

Pas shumë debatesh, Bylykbashi dhe Vasili janë kthyer kokulur në tryezë dhe kanë konfirmuar pjesëmarjen e tyre në orën 12:00 me një justifikim qesharak.

Ndonëse ngritën një sërë akuzash e nuk lanë gjë pa thënë për mazhorancën, në fund të dy kanë vendosur të shkojnë me versionin ti më tradhëton, por unë s’të ndahem se të dua.



“Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik nuk pati asnjë dakordësi për të zhvilluar mbledhje ditën e premte. Ju gjithashtu refuzuat kërkesën tonë për mbledhje të Këshillit Politik ditën e mërkurë.

LEXO EDHE:  Shpallet lista/ PD dezhurn me turne tek Teatri

LEXO EDHE:  Ishi i Kourtney Kardashian, kalon ditën e baballarëve në plazh me të dashurën 19 vjeçare

Kjo logjikë e funksionimit të njëanshëm është krejt e kundërt me mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të Këshillit Politik, ku qoftë ditët e mbledhjeve ashtu edhe rendi i ditës janë dakordësuar konsensualisht më parë.

Megjithatë duke e konsideruar këtë si një veprim të gabuar tuajin por që nuk do përsëritet më, konfirmojmë pjesëmarrjen tonë dhe propozojmë që mbledhja të zhvillohet në orën 12.00”, thuhet në letrën e dy përfaqësuesve të opozitës së Lulzim Bashës, drejtuar socialistit Damian Gjiknuri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD e ka të sigurt fitoren”/ Paloka: Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë largimin e Ramës

Publikuar

-

Nga

Nenkryetari i PD, Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka  tha se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve brenda selisë blu është drejt përfundimit. Ai nuk dha një datë se kur do të publikohet lista, por garantoi se është bërë një progres i madh në këtë drejtim. Numri dy i PD-së u shpreh se ky proces nuk ka pasur deri tani pakënaqësi, por është karakterizuar nga një frymë besimi dhe mirëkuptimi.

“Është gati në përfundim besoj edhe pak ditë dhe Komisioni do të nxjerrë rezultatet përfundimtare, janë ditët e fundit. Do bëhet publike lista, sepse nuk ka arsye të mos bëhet publike. Emrat që do jenë do shkojnë për t’u votuar në struktura. Më shumë ka besim, se sa pakënaqësi. Normal si në çdo proces ka hatër mbetje dhe qejf mbetje, por më tepër ky proces ka dhënë besim se sa pakënaqësi. Kanë qenë 4 mijë kandidatë të propozuar. Këto procese e kanë këtë risk. Ne e kemi bërë të qartë se kjo do të jetë trupa politike në qeverisjen e nesërme. Komisioni i Vlerësimit ka qenë aq i pavarur, sa na ka mbajtur jashtë”, tha ai në “Ilva Now”.

LEXO EDHE:  Pushimet e mrekullueshme të Beyonce dhe Jay Z (FOTO)

LEXO EDHE:  Ishi i Kourtney Kardashian, kalon ditën e baballarëve në plazh me të dashurën 19 vjeçare

Pyetjes se a do të ketë të zhgënjyer nga ky proces përzgjedhjeje, Paloka iu përgjigj si vijon: “Jo, sepse janë të gjithë ata njerëz që janë propozuar për kandidatë, janë njerëz që kanë përvojë, nuk besoj se pakënaqësia do zgjas”, theskoi ai.

Ai u pyet edhe për ish-kryetaren e Kuvendit Jozofina Topallin, e cila duket se nuk ka zgjedhur të japë kontribut për Partinë Demokratike. Sipas tij, kjo është zgjedhje e saj dhe nuk ka arsye pse të shihet me dyshim, pasi çdo person bën atë që i duket më e përshtatshme.



“Zonja nuk dëshiron të japë kontribut të PD, është zgjedhje që ka bërë znj. Topalli. Në këtë moment nuk vlen asnjë analizë. Secili bën zgjedhjen e vet”, tha ai.

Nënkryetari i PD-së u shpreh i sigurt se 80% e shqiptarëve, mes tyre dhe socialistë, kërkojnë largimin e qeverisë aktuale.

“Mbi 80% e shqiptarëve, përfshirë edhe socialistë, mendojnë se e keqja që duhet të hiqet është Edi Rama. Do ketë rezultat që do habit jo vetëm Ramën, por edhe të gjithë atë që shpresojnë se PD do humbas prapë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE