LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurori amerikan për Vettingun/ Të korruptuarit largohen brenda vitit

17 Janar 2018, 11:04, Aktualitet CNA

John Leonardo, një prokuror i njohur amerikan është pjesë e trupës këshillimore të Vettingut në Shqipëri në një një intervistë për portalin amerikan Tucson.com, ka treguar se si do të realizohet procesi i Vettingut në Shqipëri.

800 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë do të jenë pjesë e këtij procesi.

Prokurori John Leonardo e ka vënë theksin edhe tek mbështetja e ambasadorit amerikan Donald Lu në procesin e Vettingut.

Sipas tij, ambasadori amerikan në Shqipëri ka qenë një përkrahës i madh i këtij procesi.

?Ambasadori Donald Lu u tha në një takim me gjyqtarët se nëse shohin kyçet e tyre dhe aty gjendet një orë që kushton më shumë se një makinë mesatare,  me shumë gjasë nuk do jenë vërdallë vitin që vjen?, është shprehur Leonardo.

Më tej ai ka deklaruar se në Shqipëri ka një korrupsion galopant  në organet e drejtësisë si Polici, gjykata dhe prokurori.

“Është hera e parë që provohet një metodë e tillë e veçantë. Nuk ka asnjë model të mëparshëm. Pritshmëritë janë shumë të larta në një vend ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendin e punës”,  deklaron ai.

Më tej ai ka shpjeguar rolin që ka në procesin e Vettingut.

?Jemi tetë nga ne, në një dhomë të madhe. Të gjithë kemi të paktën 15 vite si gjykatës ose prokurorë në vendet tona. Është një grup me goxha eksperiencë- shumë prej nesh kanë punuar në vende të tjera më parë. Ne duhet të japim këshilla ndaj institucioneve të Vettingut për çështjet ligjore dhe teknikat investiguese, strukturat organizative dhe interpretimet e ligjit të Vettingut?, ka shpjeguar Leonardo.

Më tej, prokurori amerikan  ka treguar kohën se kur do të nisin seancat para.  Do të jetë muaji shkurt kur do të nisë seanca e parë e këtij procesi.

?Mendojmë se procesi do të zgjasë katër deri në pesë vjet. Është vështirë të imagjinosh se si do jetë procesi kur të nisin seancat dëgjimore, pasi do jetë intensiv. Dhomat e seancave janë shumë të vogla. Ato zënë deri në shtatë njerëz. Po flitet se mund të ketë transmetim me video?, është shprehur ai.

Sipas tij është qetësuese të shohësh që shqiptarët në tërësi presin kaq shumë nga Amerika.

?E ndjej se unë kam më shumë besueshmëri tek komuniteti ligjor dhe personat e Vettingut sesa evropiano-perëndimorët?, ka thënë më tej ai.

http://tucson.com/news/local/steller-column-former-top-az-prosecutor-works-on-albania-s/article_8c397f2f-3660-58c6-94ef-81d7d11eb6f5.html

 

 

10:49 Aktualitet

Viti i Skëndërbeut

Nga Prof. Dr. Sabri LaçiSiç e dimë të gjithë, 2018-ta është ...

Lajmet e fundit nga