LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita është e pabesueshme/ Basha nuk ka frymë revolucionale

17 Janar 2018, 13:50, Aktualitet CNA

Opozita është e pabesueshme. Kjo ka qenë deklarata e kreut të PDK ?së, Nard Ndoka, gjatë  një interviste në News 24.

Përveç se ka pranuar pabesueshmërinë që ka opozita në raport me qytetarët, Ndoka ka shkuar edhe më tej, duke thënë se kreu i PD ?së, Lulzim Basha, nuk ka frymë revolucionale, është ende i pamësuar dhe nuk di të promovojë programin.

Ndoka ka krahasuar Bashën, me ish kreun e PD ?së Sali Berisha dhe me kreun e PS ? së Edi Rama, gjatë kohës që kanë bërë opozitë.

?Ka një ndjenjë mosbesimi  ndaj opozitës dhe në raport me qytetarët.  Rama si opozitar ka qenë një politikan amator, emocional,  ndërsa Berisha ka qenë agresiv. Basha ka një vizion por nuk ka frymë revolucionare. Disa vendimmarrje e kushtëzojnë dhe e detyrojnë për të kaluar  në një aspekt tjetër. Basha po orientohet me këtë realitet se koha kërkon veprimin, por duhet të jemi një hap më afër qytetarëve. Basha duhet të promovojë programin?, ka thënë Ndoka./CNA.al

Lajmet e fundit nga