LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Ivanoviçit/ Nesho: Këta janë skenarët më të mundshëm

16 Janar 2018, 22:12, Aktualitet CNA

Ish-ambasadori Agim Nesho të martën ka deklaruar se skenarët mbi vrasjen e liderit serb të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviç janë të shumta.

Nesho tha në studion e emisionit ?Opinion?, ndër të tjera se qeveria serbe nuk mund të jetë protagoniste në këtë vrasje, me arsyen se nuk mund të kompromentonte kur është e angazhuar në një proces shumë më të madh dhe kur shtypi europian e sheh Vuçiç si një lider që i kalon pritshmëritë e tyre.

Ai tha se në gjithë këtë histori ekziston një problem, pasi vetë Vuçiç ka thënë që çështja e futjes në BE kalon në dy procese kryesore që bën Serbia: Një në procesin e jashtëm, dy në procesin e menxhimit nacionalist.

Sipas tij, ekzistojnë edhe skenarë të tjerë të tipit që fuqitë e mëdha kërkojnë zgjerimin e influencës së tyre në Ballkan. /Opinion

Lajmet e fundit nga