LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Ivanoviç/ Bushati: Dialogu Prishtinë-Beograd në rrezik

16 Janar 2018, 15:22, Aktualitet CNA

Pas vrasje së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, ka reaguar edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se vrasja e Ivanoviç do të ndikojë negativisht në dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa ka bërë thirrje që politika të lejojë drejtësinë të veprojë.

?Vrasja e Oliver Ivanovic është një goditje e rëndë për dialogun, pajtimin dhe stabilitetin në Kosovë. Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të lejojnë që drejtësia të veprojë shpejt,? shkruan Bushati.

Oliver Ivanoviç, i cili po hetohej në gjendje të lirë për krime lufte, dhe që ishte lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u qëlluar mëngjesin e sotëm pranë zyrës së tij me tre plumba nga persona ende të pa identifikuar. Ai ndërroi jetë në spitalin e Mitrovicës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga