LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi poshtërues i Qeverisë për ish të përndjekurit/ Përse hesht Lulzim Basha?

16 Janar 2018, 16:06, Aktualitet CNA
Vendimi poshtërues i Qeverisë për ish të përndjekurit/

Ish kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, Tomor Alizoti ka komentuar vendimin e Qeverisë, me të cilin është pezulluar kompesimi për  trashëgimtarët e ish të përndjekurve politikë.

Në një postim në rrjetet sociale, Alizoti e ka quajtur poshtërues vendimin e  Qeverisë shqiptare dhe ka kritikuar Lulzim Bashën, i cili po hesht ndaj një vendimi të tillë.

Sipas Alizotit, në mënyrë të shëmtuar duke dëshmuar urrejtjen dhe përçmimin e Partisë së Punës nga e cila vjen, qeveria shqiptare shpalli se do të dëmshërblejë vetëm ata që janë gjallë dhe jo trashëgimtarët e atyre që u vranë, burgosën, torturuan, masakruan nga komunizmi.

?Ky vendim poshtërues i qeverisë shqiptare  po kalohet në heshtje edhe nga Partia Demokratike e cila është e mbushur me njerëz të cilët nuk kanë asnjë ndjeshmëri ndaj viktimave të komunizmit.

Në partinë e sotme demokratike gjen liberalë të majtë, ish komunistë, familjarë ish komunistësh të zellshëm dhe të rëndësishëm, gazetarë të ish Zërit të Popullit apo mediave të tjera të komunizmit, familjarë të njerëzve që kanë punuar në Institutet e Nexhmije Hoxhës. Gjen njerëz që janë në PD, sepse aty gjetën një mundësi për të qenë në politikë, por mund të ishin me shumë dëshirë edhe në PS-në që mori këtë vendim. Kjo nuk është vetëm trishtuese por edhe shkatërruese për vetë Partinë Demokratike! Ndërkohë Lulzim Basha hesht… ?, ka shkruar Alizoti.

Postimi i plotë:

Në mënyrë të shëmtuar duke dëshmuar urrejtjen dhe përçmimin e Partisë së Punës nga e cila vjen, qeveria shqiptare shpalli se do të dëmshërblejë vetëm ata që janë gjallë dhe jo trashëgimtarët e atyre që u vranë, burgosën, torturuan, masakruan nga komunizmi. Ky vendim poshtërues i qeverisë shqiptare po kalohet në heshtje edhe nga Partia Demokratike e cila është e mbushur me njerëz të cilët nuk kanë asnjë ndjeshmëri ndaj viktimave të komunizmit. Në partinë e sotme demokratike gjen liberalë të majtë, ish komunistë, familjarë ish komunistësh të zellshëm dhe të rëndësishëm, gazetarë të ish Zërit të Popullit apo mediave të tjera të komunizmit, familjarë të njerëzve që kanë punuar në Institutet e Nexhmije Hoxhës. Gjen njerëz që janë në PD sepse aty gjetën një mundësi për të qenë në politikë por mund të ishin me shumë dëshirë edhe në PS-në që mori këtë vendim. Kjo nuk është vetëm trishtuese por edhe shkatërruese për vetë Partine Demokratike!Nderkohe Lulzim Basha hesht…/CNA.al

Lajmet e fundit nga