LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi befasues/ Kë zgjedhin shqiptarët Bashën, Berishën, qenin, Ramën apo Metën

16 Janar 2018, 20:37, Aktualitet CNA

Qytetarët nuk kanë shpresë tek klasa politike shqiptare, e kjo u tregua nga një sondazh i thjeshtë, i zhvilluar nga CNA (CityNews Albania) i cili vijon ende.

Të gjendur përballë një pyetje se, “Në rast se të gjithë do të mbyteshin dhe ti do të kishe fuqi të shpëtoje vetëm njërin, kush prej këtyre do ishte?”, qytetarët kanë vendosur të heqin dorë nga politika dhe të zgjedhin qenin.

Të renditur në mënyrë të qëllimshme, i pari Lulzim Basha, i dyti ish-kryeministri Sali Berisha, i treti një qen, i katërti kryeministri aktual Edi Rama, dhe me numrin 5 Presidenti Ilir Meta, qytetarët në masën dërmuese kanë zgjedhur qenin, mikun më besnik të njeriut.

Lulzim Basha, edhe pse i renditur i pari, që rrjedhimisht mund të ishte më lehtë nga qytetarët për tu zgjedhur, apo edhe nga fakti që si lider opozite duhet të shihej si shpëtim për ta, nuk shihet gjëkundi në listë. Për qytetarët i pari është qeni, e më pas dikush Berisha e për dikë Rama, por lideri i opozitës, i cili duhet të ishte shpresa e qytetarëve për shpëtimin nga shtypja qeveritare, krahasohet me Ilir Metën.

Ky sondazh vijon ende, e ndaj ftojmë të gjithë qytetarët si dhe militantët e Bashës, dhe jo vetëm, që të votojnë, por besojmë se me këtë ritëm rezultati do të thellohet. /CNA.al

Lajmet e fundit nga