Connect with Us

Pas medias Basha kujtohet për ish-të përndjekurit

Aktualitet

Pas medias Basha kujtohet për ish-të përndjekurit

Publikuar

-

Ndërkohë që mediat raportuan se qeveria kishte në plan të hiqte dëmshpërblimin për ish-të përndjekurit dhe CNA (CityNews Albania), bëri një editorial me titull “Vendimi poshtërues i Qeverisë për ish të përndjekurit/ Përse hesht Lulzim Basha?”, Luli më në fund është kujtuar të thotë dy fjalë.

Në reagimin e tij, Lulzim Basha, tha se është e papranueshme nga opozita, plani i qeverisë për të hequr familjarët e ish të përndjekurve politike nga e drejta e ligjshme dhe morale e dëmshpërblimit. Në një takim në mbrëmje me disa degë të PD në Tiranë, Basha tha se Arben Ahmetaj dhe Edi Rama do t’u ndërpresin dëmshpërblimin të përndjekurve, kur një ditë më parë i kanë paguar vetës për inceneratorin e Fierit 823 mijë euro. Basha tha se PD do të qëndrojë fuqishëm kundër çdo përpjekje te qeverisë për heqjen e dëmshpërblimit dhe u bëri thirrje familjeve të ish të përndjekurve dhe pronarëve të bashkohen me opozitën në 27 janar.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

10% e familjeve në Tiranë nuk sigurojnë dot më shumë se një vakt bukë për fëmijët e tyre, por dje Arben Ahmetaj i dha inceneratorit të Fierit 820 mijë euro të tjera paradhënie duke e çuar shifrën totale në 5.8 milionë euro paradhënie për të ndërtuar një fabrikë helmesh, një nga tre fabrikat e helmeve, të cilat, në totaldo t’u kushtojnë shqiptarëve, vetëm vitin e parë.

Është ky Arben Ahmetaj i cili, në emër të Edi Ramës dje, njoftoi se do të ndërpresë pagesën për trashëgimtarët e të përndjekurve politikë, ndërkohë që vetë fondi i pageave ka ardhur në reduktim drastik nga viti në vit, në thyerje totale të premtimit të Edi Ramës. Për Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn kurrë nuk kanë qenë prioritet të përndjekurit dhe dëmshpërblimi i tyre I ligjshëm, si akt moral në rradhë të parë, jo vetëm financiar. Për të rëndësi kanë vetëm xhepat e tij. Ato 820 mijë eurot që i ka paguar vetes së tij për inceneratorin e Fieroti, ato 2.5 milionë euro që i paguan për të shkulur palmat në autostradë, janë lekët e shqiptarëve dhe nuk shkojnë për shqiptarët, nuk shkojnë për të përndjekurit politikë, të cilët e kanë merituar dhe e meritojnë plotësisht shlyerjen një orë e më parë të këtij borxhi moral historik dhe material. Dua t’i them nga kjo sallë, në emër të Partisë Demokratike se opozita dhe PD do të qëndrojnë fuqishëm kundër çdo nisme ligjore që do të sjellë për të shkurtuar dëmshpërblimin apo për të hequr trashëgimtarët e të përndjekurve politikë nga dëmshpërblimi. I bëj thirrje të gjithë të përndjekurve politikë të bashkohen me ne në 27 janar sepse rruga e vetme është largimi i këtyre kusarëve. Kjo është rruga e vetme për të bërë drejtësi për të përndjekurit dhe për të përmbyllur këtë plagë të madhe morale dhe historike ndaj qindra, mijëra familjeve të cilat po përndiqen për herë të dyte, siç po përndiqen për herë të dytë pronarët me ligjin poshtërues dhe shpronësues. Pronaret, të përndjekurit dhe çdo shqiptar duhet ta dijë se më 27 janar jemi bashkë në shesh për ta në shesh në dhe për të drejtat e tyre të patjetërsueshme, se nuk do të pranojmë kurrë pazar me gjakun e paraardhësve të tyre, që luftuan për liri në ditët më të errëta të këtij vendi.

Vendimi poshtërues i Qeverisë për ish të përndjekurit/ Përse hesht Lulzim Basha?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Albina Dede flet për situatën brenda PD/ ‘Basha është i vonuar me këto lëvizje që po bën’

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e PD-së, Albina Dede ka folur për situatën brenda selisë blu.

Në një dalje televizive, duke komentuar takimin e sotëm të Berishës në Tropojë ajo tha se i kanë bërë një pritje të jashtëzakonshme pasi sipas saj doktori i ka bërë krenar.

Për kryetarin në detyrë, Basha, ajo tha se është i vonuar me veprimet që po bën pasi shumica e demokratëve kanë thirrur Kuvendin më 11 dhjetor.

“Zoti Basha është i vonuar me gjitha këto vendime që po bën tashmë. Demokratët në shumicë e kanë marrë vendimin e tyre, për të mbledhur një Kuvend dhe për të marrë vendime dhe për të bërë mocionin ndaj Lulzim Bashës. Është një shumicë që ka firmosur dhe do që të ndahet përfundimisht nga humbjet, pazaret dhe pabesitë e Lulzim Bashës. Shumica që do të mbledhë Kuvendin më 11, është një Kuvend pa kryetar por është partia aty.



LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e aktivistit të “Dhjetorit”/  Basha nëse s’hyn në zgjedhje vret Partinë Demokratike

LEXO EDHE:  Luli ka njohur jo vetëm zgjedhjet, por edhe masakrën zgjedhore!

Secili nga ne e vendos veten në vend të doktor Berishës, ishte emocion i jashtëzakonshëm në vendlindjen e tij. Unë e kam përjetuar kur kam qenë në fushatë përballë njerëzve të mi. Ish-kryeministrit i është bërë një pritje e jashtëzakonshme, e ka merituar këtë pritje nga zona ku ka lindur pasi ai i ka bërë krenar gjithë tropojanët. Doktor Berisha përcjell emocion, dinjitet, krenari dhe familje, doktor Berisha i ka kaluar edhe përmasat kombëtare është lideri që me punën e tij dhe vlerësimin që i bën njerëzve me vlera dhe sot është lideri më i pëlqyer në gjithë Rajonin tonë.

Gjithë analistët në korr kanë thënë që “Sali Berisha nuk mund të shkojë në Tropojë”. Është qesharake kjo që anë thënë. I them që të struken dhe mos duken më pasi doktor Berisha u prit sic pritet biri në vatrën e tij”, tha Albina Dede./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Ekspertiza mjeko-ligjore rrëzon shkakun nga përdorimi i tepruar i klorit

Publikuar

-

Nga

Emisioni ‘Në shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala ka zbardhur detaje mbi shkaqet e vdekjes së 4 turistëve rus në një hotel luksoz në zonën e Qerretit në Kavajë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”.

Ekspertiza ka rrëzuar dyshimet e ngritura më herët, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit.

Një kompani e certifikuar ndërkombëtarisht e ka rrëzuar këtë pistë, ndonëse institucionet u përplasën mes tyre për kryerjen e këtyre ekspertizave me argumentin se kampionët e ujit dhe të klorit për t’u ekzaminuar nuk ishin marrë në formën e duhur ligjore.



Ndërkohë që nga ekspertiza e kryer ka rezultuar se rusët nuk kanë patur ndonjë reaksion apo helmim nga ushqimi që mund t’u shkaktonte atyre vdekjen.

Por edhe pse Mjekësia Ligjore ka përcaktuar shkakun e vdekjes së katër rusëve, duket se Prokuroria nuk është e bindur për shkakun e vërtetë të humbjes së jetës së tyre. Për këtë arsye organi hetues ka thirrur në ndihmë Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe më konkretisht Shërbimin Sekret të Ushtrisë, me qëllim për të kryer një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja. Ku përmes këtij eksperimenti do të duhet të provohet nëse dioksidi i karbonit, është shkaktuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera.

LEXO EDHE:  Rama-Bashës: Nëse ka vdekur marrëveshja, Klement Zguri është dëshmori i parë

LEXO EDHE:  “Bomba” që Ilir Meta hodhi në këmbët e Lulzim Bashës

Është ky eksperiment që do të mund të përcaktojë përfundimisht shkakun e vërtetë të vdekjes së 4 turistëve rusëve. Si edhe për t’i dhënë fund misterit që mbulon ende humbjen e jetës së tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk është bravë dhe gozhdë”/ Topalli: De facto Berisha ia ka marrë partinë Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë e ashpër në reagimin e saj në drejtim të kreut të PD Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin Noë me Erla Mëhillin në Euroneës, Topalli deklaroi se veprimet e Bashës, si djegia e mandateve përjashtimi i Berishës erdhi si pasojë e procesit që ai ka të hapur në SHBA për lobimin rus.

Ajo shtoi, se për dy muaj që Berisha po mban Foltoret, de facto ia ka marrë partinë Bashës.



“Ambasadorja ka thënë se ne nuk e kemi shantazhuar. Ne e dimë që Basha ka pasur një proc të hapur për lobimet në SHBA. A i është vënë përpara dëshmia e Nik Muzinit nga pala amerikane apo jo këtë ne nuk e dimë, deri sa ai nuk flet. Mediat duhet të investigojë pse Basha dogji mandatet dhe vendimin e marrë në 9 shtator.

Partia nuk është as bravë as gozhdë. Partia është bashkim vullnetar. De facto Berisha për dy muaj i ka marrë partinë”, tha Topalli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE