LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parlamenti me 36 biznesmenë, zero ish-të përndjekur politikë

16 Janar 2018, 22:26, Aktualitet CNA

Instituti i Studimeve Politike e drejtuar nga politilogu Afrim Krasniqi ka realizuar një studim të veçantë të quajtur ?Parlamenti dhe përfaqësimi politik?.

Sipas studimit në parlamentin 2017-2021 gjendet një ish President i Republikës (Berisha ? PD), 4 kryeministra / ish kryeministra (Rama, Fino e Majko të PS, Berisha i PD), 47 ish ministra dhe ministra në qeveritë e deritanishme, asnjë ish kryetar Kuvendi, 12 ish kryetarë bashkie, 6 ish prefektë dhe 8 ish/ose kryetarë aktualë në parti politike. Po ashtu në parlament gjenden edhe katër ish rektorë apo dekanë në universitete publike, dy ish deputetë të PPSH, asnjë ish i burgosur politik dhe vetëm 5 deputetë që vijnë nga familje të përndjekura politike, raporton faktor.al.

Platforma monitoruese www.deputetim.al, cilëson se, kategoria dominuese në parlament vijojnë të jenë prurjet nga binzesi. Konkretisht referuar të dhënave të vetë deputetëve parlamenti aktual ka 36 biznesmenë, ku numrin më të lartë të biznesmenëve të zgjedhur e kanë qarku Tiranë, Fier e Elbasan (nga 5 biznesmenë), ndjekur nga Shkodra e Durrësi me nga 4 biznesmenë, raporton faktor.al

Lajmet e fundit nga