LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inceneratori/ Kokëdhima: Të rezistojmë kundër ekomafies

16 Janar 2018, 17:53, Aktualitet CNA

Kryetari i partisë ?ZGJIDHJA?, Koço Kokëdhima ka vizituar ditën e sotme fshtain Verri të Fierit, ku kanë nisur dhe punimet për të ndërtuar inceneratorin që do të djegë plehrat jo vetëm të bashkisë së Fierit.

Në një postim në rrjete sociale, Kokëdhima premtoi se do të jetë në krye të rezistëncës kundër ekomafies që do të helmojë jo vetëm fshatin Verri, por gjithë Shqipërinë.

Gjatë takimit me banorët Kokëdhima ?Sot mes banorëve të Verrisë, Fier! Në fshatin e tyre, qeveria do ndërtojë me 31.7 milionë euro inceneratorin që do të djegë plehrat e Europës. ZGJIDHJA do jetë në krye të rezistencës së popullit shqiptar dhe atij të Verrisë kundër këtij plani kriminal të ekomafies! Do ta ndalim me çdo çmim kancerin dhe helmin që do përhapin inceneratorët e vdekjes. Në betejën kundër plehrave do ia ngrejmë lëkurën kësaj qeverie tradhtare.?-shkruan Kokëdhima.

Pas një largimi të përkohshëm, punëtorët e firmës që do të ndërtojë inceneratorin e plehrave janë kthyer dhe kanë nisur punën për ndërtimin e tij. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga