LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doktor rezolutën duhet ta miratosh në PD

16 Janar 2018, 09:30, Aktualitet CNA

Dje ish-kryeministri Sali Berisha në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë ka kërkuar që parlamenti të miratojë një rezolutë që ai e ?pagëzoi? me emrin ?Llum Rezoluta?, një titull që sipas tij i shkon për shtat sjelljes së kryeministrit Rama.

Dje Berisha ndër të tjera theksoi se ?Kjo rezolutë duhet të dënojë para shqiptarëve dhe mbarë botës njeriun që mban postin e kreut të ekzekutivit dhe përdor fuqinë e postit për një ofendim të tillë kolektiv të cilët mund ta dëgjosh vetëm në spitale psikiatrike nga të sëmurët më të degraduar.?

Por para se ta miratojë në Kuvend, këtë rezolutë doktori duhet ta miratojë në grupin parlamentar të PD-së.

Kujtojmë këtu se me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të kësaj partie, ka pasur vetëm padi dhe kërcënime ndaj medias.

Rastet janë të shumta, por po sjellim tre raste të cilat janë të freskëta, kur tre gazetarët e paditur janë të njohur si gazetarë të opozitës.

Një nga rastet është ai i kërcënimit që Arben Ristani, sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka sharë dhe kërcënuar gazetarin dhe botuesin e gazetës ?Minerva?, Nebil Çika.

Ngjarje kjo e ndodhur me 7 mars 2016  në oborrin e selisë qendrore të PD-së në Tiranë, në kafen brenda tij.

Në prani te dhjetëra personave, midis tyre edhe drejtues të lartë të PD-së, sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani ka shkuar tek tavolina ku Çika pinte kafe me një mik dhe e kërcënuar atë.

Një tjetër rast është kur deputetja e PD në Durrës, Fatbardha Kadiu, një emër pothuajse i panjohur për opinionin kërcënoi gazetarin Çim Peka se do ta hidhte në gjyq, pasi ky i fundit kishte deklaruar se Kadiu është një ndër emrat që kishte votuar pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Kur në fakt flitet për rreth pesë deputetë të PD që kanë votuar pro Ruçit. Kur në fakt flitet për rreth pesë deputetë të PD që kanë votuar pro Ruçit.

Rasti i tretë është kur deputeti qesharak i Bashës, Ervin Salianji ngriti padi ndaj CNA (CityNewsAlbania?.

Megjithëse çështja u fitua në Gjykatën e Shkallës së parë nga CNA (CityNewsAlbania), pasi ishte një padi e turpshme, akti qëndron.

Edi Rama ka në sjelljen e tij ndaj medias, një veprim poshtërues, pasi kërkon të ulë reputacionin e saj, për të krijuar bindjen se nuk është realiteti ai që pasqyron media, kur në fakt shumicën e tyre i ka vetë nën kontroll.

Rama përpiqet ti vërë në lojë, të krijojë një opinion negativ në media, me disa personazhe diku edhe të turpshëm të saj, me një qëllim të vetëm, që  mesazhi i tij të përceptohet si lajm dhe të jetë i besueshëm. Të tjerët gënjejnë.

Një taktikë kjo që tregon se Rama ka frikë nga mediat, por përdor opinionin publik si aleat, duke gjetur strategji kundër gazetarëve.

Në fakt duhet një rezolutë kundër Ramës, por në rast se mediat janë kazani, ai është tepsia me byrekun e qelbur që shpërndan tek klientela dhe te ata që shërbejnë, por njësoj është edhe kreu i PD-së, i cili duket edhe më sharlatan se Rama.

I pari fyen mediat publikisht por ju del përballë, ndërsa Luli fshihet pas gishtit dhe nxjerr sharlatanët e tij të sulmojnë gazetarët apo padisin mediat, duke shembur çdo standard për të qënë në opozitë aleati i medias.

Kjo e fundit është më e egër ndaj tyre se vetë kryeministri, ndaj do të ishte e udhës të këshilloheshin çunat e Lulit andej vërdallë se ndoshta rezolutën nuk e miraton dot as në grupin e PD-së, e jo më në parlament kundër Ramës.

Dhe pasi të bëhet veprimi konkret nga opozita, atëherë shumë nga gazetarët doktori do ti kishte në krah, jo për interesat e Lulit kundër Ramës, por për aktet e Ramës ndaj  shqiptarëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga