Connect with Us

Vasili thirrje ndërkombëtarëve: Flisni sa nuk është vonë, Rama…

Aktualitet

Vasili thirrje ndërkombëtarëve: Flisni sa nuk është vonë, Rama…

Publikuar

-

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të flasin sa nuk është vonë, pasi kryeministri Edi Rama ka asgjësuar ONM-në.

Në postimin e tij Vasili shprehet se me asgjësimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), u shkatërrua përfundimisht Reforma në Drejtësi.

“Kryeministri shkaterroi perfundimisht reformen ne drejtesi duke asgjesuar edhe Operacionin Nderkombetar te Monitorimit (ONM).
ONM ishte garancia nderkombetare e kushtetuese e reformes ne drejtesi.”, shkruan Vasli, ku shton se, “ONM ka dhene opinion negativ per disa kandidate te shoqerise civile,por mekembesi i kryeministrit,sekretari i pergjithshem i kuvendit te shqiperise, i perbuz,nuk pyet fare dhe i konsideron normal.
Edi Rama e perzuri perfundimisht edhe monitorimin nderkombetar nga reforma ne drejtesi.”

LEXO EDHE:  “Bëhuni aksionerë të së ardhmes tuaj”/ Xhaçka thirrje të rinjve të Ersekës

Në vijim Vasili këskon nga BE dhe SHBA të reagojnë sa nuk është vonë.

“BE dhe SHBA garantuan shqiptaret se ONM do te ishte syri i tyre ne reformen ne drejtesi ndaj i besuam dhe e vume ne Kushtetute.
ONM u asgjesua nga kryeministri me qellimin e vetem qe ai ka: kapjen e drejtesise.
Pra BE dhe SHBA nuk kane me sy ne zbatimin e paanshem te reformes ne drejtesi.
Kujt ti besojme tani ????”, – përfundon Vasili. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Vjedhin energji elektrike për mbijetesë/ 115 persona janë nën akuzë

Publikuar

-

Nga

Më shumë se 8 persona vihen nën hetim nga prokuroria çdo ditë, si pjesë e aksionit kundër vjedhjes së energjisë të filluar dy javë më parë nga policia pas sinjalizimeve të OSHEE-së.

115 persona janë nën akuzë, një pjesë e tyre janë në arrest. Shumica e tyre janë përdorues familjarë.

Avokati Edvis Gorishti tregon se shumica e të arrestuarve për ndërhyrje në sahat, e bëjnë për arsye të kushteve ekonomike.

“Është e vërtetë që janë shtuar rastet në gjykatë gjatë 2 javëve të fundit. Un kisha një masë sigurimi të dielën dhe për të mbrojturin prej meje i cili ishte arrestuar në flagrancë për shkak se kishte ndërhyrë në sahat, gjykata caktoi masën detyrim paraqitje. Kjo është për shkak të rrethanave familjare dhe kushteve ekonomike”, u shpreh Edvis Gorishti.

LEXO EDHE:  Studentët e Vlorës i tregojnë vendin Ramës

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/ Zbardhet takimi i Ramës me kryeprokurorin Llalla

Shumica e shkelësve janë banues në zona ta varfra të vendit, përfshi periferinë e Tiranës.



Euronews Albania ka parë dosjen e akuzës kundër një qytetari të arrestuar. Dëshmia e tij është emocionale.

“E kam bërë duke qenë se jetoj në kushte shumë të vështira, pasi kam bashkëshorten shumë të sëmurë. Muajit e fundit deri edhe para katër ditësh ka kryer disa operacione, është invalide dhe qëndron në karrocë”, u shpreh qytetari.

Vjedhja e energjisë dënohet deri në 3 vite burg. Për ata që e përsërisin apo bashkëpunojnë në grup, dënimi rritet deri 5 vite burg.

Entit Rregullator i Energjisë pohon se gjatë vitit 2020, 60% e humbjeve të energjisë kanë ardhur nga vjedhja. Vlera e tregut e energjisë së vjedhur gjatë vitit 2020 është vlerësuar nga Euronews Albania në rreth 32,3 milionë euro./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vettingu i politikanëve/ Fuga: Opozita ka probleme në kërkesat e saj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Akademiku Artan Fuga, ka folur për vettingun e politikanëve.

Në një intervistë me Syri tv,  Fuga thekson se deputetët duhet të marrin ata dënime, që marrin qytetarët dhe të mos kenë asnjë imunitet.

Ndërsa theksoi se opozita ka problem në kërkesat e saj, pasi nuk mundet që një e dy të ndryshojmë Kushtetutën.



“Vettingu i politikanëve është kërkesë e qytetarëve shqiptarë. Politikanët të marrin ata dënime, që marrin qytetarët. Deputetët të mos kenë asnjë imunitet, të dënohen ata që shkelin ligjet. Ata që bëjnë gabime, të shkojnë e të dënohen. Këtë konsideroj pastrim të politikës, por kjo kërkon drejtësi të pakapur. Drejtësia është nën influencat politike. Opozita ka probleme në kërkesat e saj. Nuk mundet që një e dy të ndryshojmë Kushtetutën.

Nisma i largohet parimeve të Kushtetutës dhe konventeva të të drejtave të njeriut që ka firmosur Shqipëria, i largohet ligjeve të BE-së, që ne kërkojmë të afrohemi. Qëllimi mund të jetë i mirë, por se legjislacioni ka shumë rëndësi. Edhe kur thuhet se ky njeri nuk duhet që të zgjidhet përjetë, është paksa shkelje e të drejtave të njeriut, sepse duhet t’i përmbahemi konventave ndërkombëtare për të drejtat njerëzore”, u shpreh Fuga./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Helmimi në Krujë/ Grida Duma: Hetimet të zbardhin të vërtetën, po luajnë me jetën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar për situatën e rëndë që është krijuar në qytetin e Krujës, ku qindra banorë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Duma, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook nxjerr, nga njëra anë,  kohën kur kryeministri Edi Rama inauguronte ujësjellësin e Krujës, dhe nga ana tjetër, dëshmitë e qytetarëve të helmuar nga spitali, të cilët thonë se ju dhemb barku nga uji.

Mbi 300 numri i të helmuarve nga uji, siç thonë vetë të shtruarit në spitale. Kjo katastrofë ka prekur fëmijë e të moshuar.



LEXO EDHE:  Republika anti-demokratike e 17 majit

LEXO EDHE:  Parashikimi ekselent i Olldashit/ Çfarë thoshte shtatë vite me parë dhe ku jemi sot

Vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes. Kujtojmë kur pikërisht për ujësjellësin në Krujë, Kryeministri bëntë xhiron e cirkut të lëvizsshëm të propagandës se vet të neveritshme.

Hetimet duhet të zbardhin të vërtetën, kush luan me ujin, luan me jetën”, shkruan Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE