LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të harruar nga pushteti vendor/ Banorët e ish –Ushqimores në Vlorë, kërkojnë ndërtimin e rrugës

15 Janar 2018, 16:05, Aktualitet CNA

E amortizuar dhe jashtë përdorimit. Kjo është situata në aksin rrugor Ramize Gjebrea.

Përtej rëndësisë që ka ky aks rrugor në jetën e mijëra banorëve të lagjes së ish ?Ushqimores në lidhjen e qytetit me vijën bregdetare të zonës së Zvërnecit dhe të Nartës, nuk ka marrë rëndësi ka marrë nga institucionet vendore të këtij qyteti.

Kjo rrugë prej vitesh nuk ka njohur investime e ndërsa siç thonë banorët as nuk pritet që të ketë.

Qyteti i Vlorës është cilësuar si një nga qytetet që në rang kombëtar ka përthithur më shumë investime nga Qeveria aktuale. Investime këto, kryesisht referuar shëtitores Lungomare e cila  ka marrë miliona euro, por npyetja shtrohet se  çfarë ndodh me zonat rreth qytetit, çfarë ndodh me zonat informale apo edhe me lagjet e qytetit të Vlorës

Mijëra banorë të lagjes së ish-Ushqimores jetojnë me mungesë të infrastrukturës, me rrugë të mbuluar nga gropat dhe balta.

Shkolla Ibrahim Kushta dikur një nga institucionet arsimore më të frekuentura në qytetetin e Vlorës, sot gjendet në situatën e braktisjes së  vazhdueshme, për shkak të infrastrukturës.

Banorët  e zonës thonë, se  janë taksapagues të rregullt, shtëpitë i kanë të legalizuara,të gjitha taksat e tjera i paguajnë njëjtë si të gjithë banorët e tjerë të qytetit.

?Rruga është e keqe , duhet ta shtrojnë. Me qeska nëpër këmbë kalojmë nga balta, se s?dalim dot në Vlorë. Edhe në fshat të shkosh nuk është kështu?, ankohen banorët, të cilët shtojnë se nuk kanë dëgjuar se do të kryhen investime në këtë aks rrugor.

Banorët  apelojnë për marrje masash, pasi jetesa e tyre është vështirësuar vetëm nga mungesa e infrastrukturës rrugore.

Sipas banorëve, rrugën për në këtë zonë, qytetarët e gjejnë vetëm në kohë fushate.

Lajmet e fundit nga