Connect with Us

Nuk pranon ndarjen/ 46-vjeçari i shkatërron pronën ish të dashurës

Aktualitet

Nuk pranon ndarjen/ 46-vjeçari i shkatërron pronën ish të dashurës

Publikuar

-

Një 46-vjeçar është ndaluar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe shkatërruar pronën e ish-të dashurës së tij, 27-vjeçare me inicialet Z.K.

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, ku dyshohet se shtetasi A.S. 46 vjeç, ka dëmtuar makinën e Z.K. pasi ajo nuk kishte pranuar që të dilte për ta takuar. 27-vjeçarja është njoftuar në mëngjes për atë që kishte ndodhur nga fqinjët e aj, e për rrjedhojë ka bërë denoncimin në polici.

Refuzimi si duke ka qenë shkaku që ka çuar në ngjarjen e ndodhur, ndërsa mësohet se gjatë ditës së shtunë, ata janë konfliktuar nëpërmjet telefonit, pasi ai i kërkonte asaj të dilte nga banesa dhe të takoheshin. Vajza nuk ka pranuar ta takonte atë e për rrjedhojë dyshohet se ai gjatë natës ka marrë makinën e tij dhe ka goditur për hakmarrje atë të 27- vjeçare.

Policia pas denoncimit dhe dyshimeve mbi 46-vjeçarin, ka ushtruar një kontroll në shtëpinë e këtij të fundit, ku ka gjetur një armë zjarri automatik dhe 126 fishekë model 56 kalibër, 7.62 mm.

LEXO EDHE:  Elbasan/ Akuza për vepra penale, arrestohet autori

Ndaj 46-vjeçarit rëndojnë akuzat, “Përndjekja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, ndërsa materialet e rastit u referuan në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi: Xhaçka gënjen ushtarakët, nuk i jep paratë e ushqimeve

Publikuar

-

Nga

Denoncimi: Xhaçka gënjen ushtarakët, nuk i jep paratë e ushqimeve

“Ushtarakëve nuk u japin paratë e ushqimeve”. Ky është denoncimi më i fundit që vjen nga ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke iu referuar mesazhit të një ushtarku dixhital, Berisha deklaron se ushtarët po gënjehen dhe mashtrohen nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.



Sipas tij, Xhaçka premtoi kompesimin e lekëve të ushqimit për ushtarakët, por nuk i kanë dhënë para.

LEXO EDHE:  Elbasan/ Merr flakë një makinë në qendër të qytetit

LEXO EDHE:  Elbasan/ Mjeti përplas motorin, plagoset drejtuesi

“Përshëndetje i nderuar Profesor, dua të ndaj me ju një problem që po ndodh me 6.500 veta, po gënjehen, mashtrohen. Ka dy muaj Ministrja Xhaçka premtoi kompesimin e lekëve të ushqimit për Ushtarakët, ndërkohë që kanë stërvitje ndërkombëtare asnjë lek nuk u japin më vete turp po ke mundësi anonim, faleminderit miqësisht”, thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili ngre dyshimet e forta/ Rudina Hajdari humb vendin e anëtares së Këshillit Politik?

Publikuar

-

Nga

Vasili ngre dyshimet e forta/ Rudina Hajdari humb vendin e anëtares së Këshillit Politik?

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur dyshime të forta për shkarkimin e Rudina Hajdarit si anëtare e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Vasili ka publikuar me video një deklaratë të deputetit të Partisë Socialiste, Adnor Shameti, i cili thotë se sipas dijenisë së tij Hajdari ka humbur vendin pjesëmarrës në Këshillin Politik.



“Në dijeninë time zonja Hajdari nuk është më kryetare e grupit demokrat që ka qenë deri më parë, ajo është zëvendësuar nga ai grup dhe si e tillë ka humbur dhe vendin pjesëmarrës në Këshillin Politik”, shprehet ai.

LEXO EDHE:  Elbasan/ Merr flakë një makinë në qendër të qytetit

LEXO EDHE:  Elbasan/ Merr flakë një makinë në qendër të qytetit

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Vasili shkruan në rrjetet sociale se: “A është më Rudina Hajdari anëtare e Këshillit Politik? Rilindja përmes deputetit Adnor Shameti deklaroi sot publikisht se ajo e ka humbur vendin si anëtare e Këshillit Politik.!?”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shifra shqetësuese në 24 orë/ Dy viktima dhe qindra të infektuar me Covid

Publikuar

-

Nga

Vijojnë të mbeten shqetësuese shifrat e rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.



Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 809 testime kanë rezultuar 150 persona të infektuar. Ndërkohë dy persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid.

“Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020) Testime totale 80539 Raste pozitive 12535 Raste të shëruara 6995 Raste Aktive 5176 Humbje jete 364 (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2550 Durrës 564 Shkodër 376 Lezhë 300 Elbasan 299 Korçë 245 Fier 236 Vlorë 191 Kukës 146 Berat 117 Dibër 76 Gjirokastër 76″, njofton Ministria./CNA.al

LEXO TE PLOTE