LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërron jetë ylli ndërkombëtar i rrokut

15 Janar 2018, 19:34, Aktualitet CNA

Këngëtarja e njohur e rrokut Dolores O?Riordan raportohet të ketë ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare. Lajmi për vdekjen e Dolores O’Riordan është konfirmuar nga publicisti i saj.

Ylli i rrokut, që ka performuar kohët e fundit me bandën e saj ?D.A.R.K.? po qëndronte në Londër, ndërsa publicisti nuk ka dhënë detaje për vdekjen e saj.

Në një deklaratë të publicistit të saj thuhej: ?Këngëtarja ndërkombëtare Dolores O?Riordan ka vdekur papritur në Londër ditën e sotme, në moshën 46-vjeçare.”

Këngëtarja e bandës irlandeze ?Cranberries? ndodhej së fundmi në Londër për regjistrime, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera. Më tej raportohet se publicisti i O’Riordan, ka thënë se, “Familjarët janë të shkatërruar nga ky lajm i fundit dhe kanë kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga