Connect with Us

Largimi i Sheratonit, një gozhdë tjetër në arkivolin e turizmit shqiptar

Aktualitet

Largimi i Sheratonit, një gozhdë tjetër në arkivolin e turizmit shqiptar

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se largimi i Sheratonit të Tiranës është një gozhdë tjetër në arkivolin e turizmit shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një shkrim të gazetarit dhe botuesi i mirenjohur Phil Butler ne nje artikull te botuar ne blogun e famshem Argophylia me titull:

“Largimi i Sheratonit te Tiranes, nje gozhde tjeter ne arkivolin e turizmit shqiptar”.

Postimi i plotë:

“- Hedhja ne ere e reformes se drejtesise
– trafiku i kanabisit dhe
– dhuna ndaj gazetareve
Kjo eshte lista e shkurter e PR publik te tmerrshem te Tiranes

Keshtu shkruan e famshmja Argophylia!
Te dashur miq, gazetari dhe botuesi i mirenjohur Phil Butler ne nje artikull te botuar ne blogun e famshem Argophylia me titull:

“Largimi i Sheratonit te Tiranes, nje gozhde tjeter ne arkivolin e turizmit shqiptar”, nder te tjera shkruan se:

LEXO EDHE:  Ikën Sheratoni, por Hilton hap hotelin në Shqipëri më 2018

– Lajmi se reforma ne drejtesi ne Shqiperi u hodhe ne ere dhe
– lajmet per vazhdimin e tregtise se kanabisit dhe
– akuzat per intimidimin dhe dhunen kunder gazetareve,
jane lista e shkurter e PR te tmerrshem publik te Tiranes

Ketu me poshte keni linkun e artikullit te plote! Sb

http://www.argophilia.com/news/19473-2/219473/

Sheraton’s Tirana Pullout Another Nail in Albania Tourism Coffin
Neës that Albania’s judicial reforms ëent up in smoke, the continue cannabis trade neës, and allegations of intimidation and violence against journalists are the short list of horrendous PR for Tirana./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kulluri tallet me Bashën/ Mos u shqetëso nga partitë e reja, s’ta zë njeri vendin në “prehërin e Ramës”

Publikuar

-

Nga

Kulluri tallet me Bashën/ Mos u shqetëso nga partitë e reja, s’ta zë njeri vendin në “prehërin e Ramës”

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar pas deklaratave kundërshtuese për hapjen e një partie të re nga Jozefina Topalli.

Kulluri tallet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, të cilit i thotë të mos shqetësohet, se anjë parti e re nuk do t’ja zërë vendin në “prehërin e kryeministrit Edi Rama”.

Ai i thotë Bashës të rrijë i qetë dhe të vazhdojë të marrë paratë e Ramës dhe oligarkëve.

Basha dhe servilët e tij nuk ka pse shqetësohen nga asnjë parti e djathtë ekzistuese apo e re që do hyjë në zgjedhje jashtë koalicionit të tij! Nuk ka ndërmend askush t’i zërë vendin në “prehërin e Ramës”!

Të vazhdojë të marrë paratë e Ramës dhe oligarkëve i qetë! Por në 26 prill të ulet me Edin e tij të dashur e të bëjnë qeveri të përbashkët nëse ka këllqe!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët, për shkak të ligjit për abortin

Publikuar

-

Nga

Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët, për shkak të ligjit për abortin

Mijëra njerëz i bllokuan rrugët në Poloni, për të pestën ditë radhazi, për të kundërshtuar ndalimin pothuajse të plotë të abortit.

Në kryeqytetin e Varshavës, protestuesit i bllokuan kryqëzimet kryesore, duke i ndaluar makinat dhe tramvajet për rreth një orë.

Disa prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin: “Unë do të doja ta abortoja qeverinë time”.

Protestat konsiderohen të pazakonta në një vend ku Kisha Katolike Romake ka ndikim të madh.

Ato pasojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, javën e kaluar, për ta shpallur anti-kushtetues abortin nëse fetusi është i deformuar.

LEXO EDHE:  Një nga markat botërore largohet nga Shqipëria

LEXO EDHE:  Largimi i Sheraton nga Shqipëria/ Dëshmi e politikave të dështuara të qeverisë

Me këtë vendim, aborti në Poloni mbetet ligjor vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, ose për të mbrojtur jetën e nënës.

Të hënën, protestat u zhvilluan në rreth 50 qytete të Polonisë.

Një ditë më herët, protestuesit i ndërprenë shërbimet kishtare dhe shkruan mbishkrime në muret e kishave të Varshavës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i rikthehet vrasjes së Azem Hajdarit/ Dëshminë ia kam dhënë ambasadorit të SHBA-ve 

Publikuar

-

Nga

Debati për çështjen e detit/ Berisha tregon çfarë do bënte po të ishte kryeministër

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sërish mbrëmjen e sotme për vrasjen e bujshme të ish-liderit të Lëvizjes Dhejtor ’90, Azem Hajdarit.

Teksa u pyet nëse do të shkojë në gjykatë për të dëshmuar nëse kjo e fundit e thërret, Berisha tha se dëshminë e tij ia ka dhënë ambasadorit të SHBA-ve, Robert Frowick.

“Unë kam bërë një dëshmi shteruese për të gjitha ato për të cilat unë kam pasur dijeni për çështjen Hajdari. Ajo dëshmi i është bërë ambasadorit të SHBA-ve Robert Frowick e noterizuar dhe ai ja ka dorëzuar Arben Rakipit dhe prokurorëve ndërkombëtarë. Unë nuk kam qenë kurrë dëshmitar okular”, u shpreh ai në emisionin “Hard Talk”.

Ish-kryeministri deklaroi se nuk është thirrur asnjëherë në gjykatë, ndërsa pretendon se nuk kanë asnjë motiv që ta thërrasin.

LEXO EDHE:  “Kastrati Group” nënshkruan marrëveshjen/ Gjiganti i hotelerisë me pesë yje mbërrin në Shqipëri

LEXO EDHE:  “Kastrati Group” nënshkruan marrëveshjen/ Gjiganti i hotelerisë me pesë yje mbërrin në Shqipëri

Nuk më kanë thirrur asnjëherë në mënyrë absolute. Ato ishin truke të ulëta të Fatos Klosit dhe Arben Rakipit të cilët bënin scoope mediateke. Sepse çfarë kam ditur ja kam përcjellë ndërkombëtarëve dhe asnjë prej tyre nuk përbënte provë. Ato ishin dëshmi të ndryshme që duheshin verifikuar. Por ata që lexojnë dosjen, do ta gjejnë atë dëshmi sepse e kanë në dosje”, nënvizoi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE