LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi pushton Shqipërinë/ 3 të vrarë dhe 9 të plagosur

15 Janar 2018, 19:55, Aktualitet CNA

Në më pak se 24 orë vendi është tronditur nga krimi, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe një tjetër është plagosur.

Pa kaluar 24 orë nga atentati i mbrëmshëm ku në rrugën “Shefqet Musaraj” u bë një atentat nga i cili humbi jetën Emiljano Boçi dhe u plagos shoku i tij M.D. 27 vjeç, krimi ka goditur sërish.

Mbrëmjen e sotme në Gjormë të Vlorës, konflikti mes dy të rinjve ka shkaktuar 2 viktima. Vrasësi është shtetasi Artjon Shenaj, i cili pas vrasjes së Mariglen Memaj, ka qëlluar për vdekje edhe veten.

Po ashtu dy ditë më parë një tjetër atentat u bë në Shkodër, nga ku mbetën të plagosur 8 persona, por që kishte si shënjestër Lulzim Kullën.

Të gjitha këto ngjarje kriminale, po tregojnë se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e ka filluar vetëm me viktima vitin e ri, por jo vetëm kaq, të gjitha rastet raportohet të kenë lidhje me drogën dhe krime të mëparshme. Ndonëse Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama po trumbetojnë luftën kundër krimit dhe rritjen e sigurisë, shifrat nga ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë të kundërtën. Në shoqëri po përhapet me shpejtësi frikë dhe terror, ndërsa ministri trumbeton sukses dhe arritje. /CNA.al

Lajmet e fundit nga