Connect with Us

“Forca e Krimit” shënon arritjet e radhës/ Autorët nisen me pushime

Aktualitet

“Forca e Krimit” shënon arritjet e radhës/ Autorët nisen me pushime

Publikuar

-

Pas ngjarjeve të fundit kriminale, ku një i ri u vra dhe një tjetër u plagos pas një atentati në Tiranës dhe shpërthimit me eksploziv në Fushë-Krujë, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “Forca e Krimit” shënon arritjet e radhës, ndërsa autorët u nisën me pushime.

“Operacioni “Forca e Krimit” shënon arritjet e radhës:

LEXO EDHE:  Denoncimi i fortë/ “75 milion euro, avulluan në xhepat e hajdutëve të narkoqeverisë”

– Atentat vdekjeprures ne Tirane, nje i vrare dhe tjetri i plagosur rende.
– Eksploziv ne biznesin e radhes ne kryeqytetin europian te ekplozioneve, Fushe-Kruje.

Autoret u nisen me pushime! Sb”- shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Starton sezoni i ri/ Minutë pas minuti me Euronews Albania

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ajo çfarë përbën lajmin e ditës sot është dalja e parë në ekran, për këtë sezon politik, e ish kryeministrit Sali Berisha. Do të jetë në mbrëmje, në orën 21.00, në Euronews Albania, në emisionin “Now me Erla Mëhillin”.

Siç dhe është lançuar tashmë në ekranin dhe në rrjetet sociale të Euronews, Berisha do të flasë sot me Erla Mëhillin për rikthimin e opozitës në Parlament, dy vjet pas djegies së mandateve, për hyrjen e tij në Kuvend, si sfidë ndaj SHBA-së apo për të ardhmen e tij e sigurisht, edhe për raportet e tij me PD zyrtare.

Sezoni i ri televiziv po nis fuqishëm në Euronews Albania, që pa diskutim do të vijojë të ruajë besueshmërinë, paanshmërinë, mendimin e analizën e thelluar, dinamikën, dixhitalizimin e respektimin e të gjitha këndvështrimeve.

Nis me 6 edicione informative live, që në orët e para të mëngjesit, për të zgjatur përgjatë gjithë 24 orëve në vazhdim. Korrespondentët janë pozicionuar përsëri kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Bruksel. Ndërsa studiot janë bërë gati për të transmetuar gjithçka i duhet audiencës, së të gjitha target grupeve e interesave.

“Mirëmëngjes”-i i parë i këtij sezoni nisi pikërisht sot, për të vijuar çdo ditë nga ora 7.00 – 9.00, me energjinë e duhur për një fillim dite të mbarë. “Mirëmëngjesi”-n e parë në Euronews na e thonë Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, pra ata udhëtarët e lezetshëm të verës, që tashmë kanë ndaluar në destinacionin e përhershëm, në studion e mëngjesit, për të përcjellë informacione mbi ngjarjet kryesore të së përditshmes sonë, përmes të ftuarve dhe lidhjeve direkte. “Mirëmëngjes”-i do të jetë infromues, tematik, por edhe argëtues.



“Now me Erla Mëhillin” do të jetë nga e hëna në të mërkurë, në orën 21.00, me qëllimin për të hedhur dritë në korridoret e errëta të politikës, me të ftuar, intervista e debate mbi çështje politike e sociale në vend e rajon.

LEXO EDHE:  Kadilli akuza të forta/ Heshtja e Bashës po inkriminon partinë në raport me SHBA

LEXO EDHE:  Edi Drama, ters/ Të ndalohet prania e tij deri në fund të Euro 2016!

Dueli i mendimeve dhe analizave, gjithmonë të kundërta, mes Andi Bushatit e Baton Haxhiut në “Shock”, fillon gjithashtu sot, për të vijuar çdo javë nga e hëna në të enjte, ora 20.00. Në mes të këtyre diskutimeve, do të jetë përsëri gazetarja dhe moderatorja Bruna Çifligu.

Formati më inovativ në Shqipëri, “Barometri”, që gllabëroi vëmendjen e gjithë shqiptarëve në kohën e zgjedhjeve elektorale, do të jetë sërish çdo të enjte, në orën 21.00, nën moderimin e Neritan Sejaminit, për të sjellë në ekran zërin e kujtdo prej nesh, për çështje e tema që na interesojnë në të përditshmen tonë. Ky zë do të përkthehet në të dhëna e rezultate konkrete, në sondazhe që do të zbërthehen e analizohen nga ekspertët në studio.

“Eurotalks” me Franko Egron, çdo të dielë ora 20.00, “Balkan talks” çdo të hënë e të mërkurë ora 22.00, “Përse” nga Mentor Kikia të premteve ora 21.00, “Unpublished” çdo të martë në 18.00, “Destinacion” nga gazetarja Rezarta Delisula çdo të enjte ora 18.00 do të jenë emisionet e tjera që plotësojnë gjithë programacionin e këtij sezoni të ri shumë të pasur televiziv në Eruonews, duke zgjeruar kështu edhe më shumë, dimensionet e një televizioni që synon të sjellë në kohë reale të vërtetën që na intereson të gjithëve, jo vetëm në politikën e vendit, por edhe atë rajonale, europiane e botërore, për çështjet e drejtësisë, dosjet e krimit e hetimet e lëna jashtë vëmendjes, për eksplorimin e vendeve të panjohura shqiptare, duke i trajtuar ato në aspektin historik, gjeografik, kulturor e kulinar.

Gjithçka ka filluar sot, që në orët e para të mëngjesit, me një mision: për t’i mbajtur gjatë, çdo ditë, për çdo edicion lajmesh e në çdo emision, shqiptarët, kudo ku jetojnë, të ulur para ekranit, ku logo që pulson është vetëm Euronews Albania./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Situata në Afganistan/ Sekretari i Shtetit Blinken, viziton Katarin dhe Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po shkon në Katar në një udhëtim gjatë të cilit, ai do të vizitojë edhe Gjermaninë, për bisedime të rëndësishme me aleatë të Shteteve të Bashkuara mbi situatën në Afganistan.

“Do të falënderoj personalisht miqtë tanë në Katar dhe Gjermani për mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të transportuar në mënyrë të sigurtë qytetarët amerikanë, afganët dhe të evakuuarit e tjerë nga Afganistan,” shkruante zoti Blinken në Twitter të dielën vonë.

Katari shërbeu si një qendër kryesore për transportin masiv amerikan nga Kabuli dhe ndalesa e parë për mijëra refugjatë afganë pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët muajin e kaluar.

Edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin po viziton aleatët në Lindjen e Mesme për t’i falënderuar për ndihmën e tyre në evakuimet nga Afganistani, si edhe për t’u takuar me trupat amerikane.

Ndalesat e tij përfshijnë Katarin, Bahreinin, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite. “Po shkoj për të falënderuar personalisht partnerët tanë atje për mbështetjen e përpjekjeve të evakuimit nga Afganistani. Operacioni “ALLIED Refuge” nuk do të ishte i mundur pa miqtë tanë në Gjirin Persik. Mbështetja e tyre shpëtoi jetë,” shkruante zoti Austin të dielën.

Zoti Blinken u tha gazetarëve të premten se gjatë qëndrimit në Gjermani ai do të shkojë në bazën Ramshtajn të Forcave Ajrore të SHBA-së për të falënderuar trupat amerikane dhe për t’u takuar me refugjatët afganë.

LEXO EDHE:  Kadilli akuza të forta/ Heshtja e Bashës po inkriminon partinë në raport me SHBA

LEXO EDHE:  Berisha tregon me emra katër “armiqtë” e tij gjatë gjithë karrierës



Ai do të kryesojë gjithashtu një takim virtual ministror prej 20 vendesh mbi Afganistanin të mërkurën së bashku me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas. Ai tha se të 20 vendet “kanë kontribut në ndihmën për të zhvendosur afganët dhe për t’i mbajtur talebanët përgjegjës për të respektuar angazhimet e tyre.”

Talebanët kanë premtuar t’u lejojnë kalim të sigurt atyre afganëve dhe të tjerëve që duan të largohen nga vendi, por shumë afganë dyshojnë në besueshmërinë e zotimeve të tyre.

Të premten, sekretari Blinken përsëri mbrojti tërheqjen e Shteteve të Bashkuata nga Afganistani, duke thënë se një numër relativisht i vogël i qytetarëve amerikanë mbeten në vend dhe Departamenti i Shtetit është në kontakt aktiv me të gjithë ata.

Ai tha se SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar çdo amerikan që dëshiron të largohet si edhe kandidatët për Vizë të Posaçme Imigracioni dhe afganë të tjerë që kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Biden është kritikuar nga ligjvënësit republikanë, grupet e të drejtave të njeriut dhe të tjerë për mënyrën e kryerjes së evakuimit nga Afganistani ,pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Zbulohet mashtrimi i Luzim Bashës me zëdhënësen e Berishës

LEXO EDHE:  Vdekja e efektives/ Berisha: Përulem me nderim para sakrificës sublime

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE