LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Akuza për minimin e reformës në drejtësi/ “Kryeministër a ke vesh të dëgjosh”?

15 Janar 2018, 10:55, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI ?së, Petrit Vasili ka deklaruar se kryeministri qëllimisht  ka shkatërruar reformën në drejtësi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili ka thënë se Kryeministri, ka minuar qëllimisht edhe integrimin evropian me zgjedhjen e paligjshme të Kryeprokurores së përkohshme.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri minoi qellimisht integrimin evropian me zgjedhjen e paligjshme te kryeprokurorit.

Kryeprokurorja Arta Marku pohon me gazetaret, ne menyre korrekte, se ka boshlleqe ligjore per ceshtjen e zgjedhjes se prokurorit.
O Kryeminister a ke veshe ta degjosh.
Ka boshlleqe ligjore.
Kushtetuta flet qarte e prere se boshlleqet i ploteson vetem Kuvendi i Shqiperise me vote duke ndryshuar ligjet.
Nuk i ben dot as ky kryeministri i kapur, as komisioni i ligjeve,as interpretimet ne anglisht, as 69 votat kriminale qe rrezuan shtetin ne 18 dhjetor.
Kryeministri i vuri qellimisht minat reformes ne drejtesi ne 18 dhjetor,ne funksion te strategjise se tij te antiintegrimit europian “integrimi i pamundur”./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga