LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Princesha 2 vjeçare di të flasë rrjedhshëm dy gjuhë/ Cila është ajo?

14 Janar 2018, 22:30, Aktualitet CNA

Familja mbretërore ka dy bukuri të vogla të cilat po rriten dita ditës në njerëz shembullorë. Charlotte dhe George janë të vegjëlit e Princit William dhe Princeshës Kate. Dhe pse me gjak blu ata janë si fëmijët e tjerë.

Charlotte e cila është dy vjeçe, është e aftë të flasë dy gjuhë. Përveç anglishtes ajo di të flasë rrjedhshëm dhe spanjishten e cila është dhe gjuha e nënës së saj.

Nuk mbetet pas as George, vëllai i Charlote, i cili gjithashtu ka filluar ta praktikojë spanjishten dhe kjo e ka gëzuar pafund nënën e tyre Kate./CityNews

Lajmet e fundit nga