LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministri: Rama tregoi se nuk i njeh problemet e qytetarëve

14 Janar 2018, 16:21, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e televizionit News24, ku ka analizuar situatën aktuale politike shqiptare.

Ai ka analizuar takimin e kryeministrit Edi Rama me banorët e Rrëshenit, ku tha se nga ai takim u pa qartësisht se ai nuk i njeh problemet e qytetarëve.

“Rama nuk i njeh problemet. Ajo zonja që ngriti lajmin për mungesën e ilaçit të tumorit, tregoi se Rama nuk e njeh problemin.”, – tha Mustafaj.

Më tej ai u shpreh se praktika për tu bërë thirrje direkt qytetarëve për tu ankuar në Kryeministri për parregullsitë, nuk është gjë tjetër veçse vetëbesim i tepruar.

“Qeveritarët tanë kanë qëlluar të tillë se mendojnë se ata janë shpëtimtarët e situatës, e si të tillë “mbreti” ia qanë hallet qytetarit të vet, me gjuhën e monarkikës.”, – shtoi ish-ministri. /CityNews

Lajmet e fundit nga