LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi kontrollin e mjetit/ Plagosen tre persona

14 Janar 2018, 11:05, Aktualitet CNA

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e katër personave.

Nga të dhënat e bëra të ditura nga policia shtetasit e arrestuar, janë shtetasit me iniciale, G.C., 44 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në unazën e qytetit, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip ?Ford? veturë në gjendje të dehur.

Shtetasi tjetër i arrestuar është M.Ll., 21 vjeç banues në fshatin Rrenas Belsh.

Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Belsh ? Kajan, në fshatin Marinës duke drejtuar mjetin motorçikletë pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.

Si pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët shtetasit U.Ll dhe Xh.Ll.,  17 dhe 10 vjeç. Të tre shtetasit ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetsi me iniciale A.Z, 45 vjeç banues në fshatin Mengël.

Arrestimi i tij, u bë pasi në rrugën ?Tomorr Domi? është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip ?Volksëagen? veturë  në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga