LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermani azilkërkuesi shqiptar tentoi të përdhunojë azilkërkuesin afgan

14 Janar 2018, 15:09, Aktualitet CNA

Një  26-vjeçar, azilkërkues afgan në  Gjermani, në  qytetin port të  Kielit plagosi me thikë  një  azilkërkues shqiptar 20-vjeçar. Gjyqi për plagosje të  rëndë  dhe mbajtje arme të  ftohtë  pa leje mori një  kthesë  të  papritur, kur i pandehuri afgan, i këshilluar nga avokati i vet deklaroi se plagosjen me thikë  e kishte kryer në  kushtet e vetë mbrojtjes dhe njëkohësisht të  tronditjes së  thellë  psikike. Sipas të  pandehurit afgan viktima, 20-vjeçari shqiptar i kishte futur duart dhe ishte përpjekur ta përdhunonte. Afgani për shkak edhe të  besimit të  tij fetar, homoseksualizmin  e konsideronte si një  sulm fizik ndaj personit të  tij, prandaj për t?u vetë mbrojtur dhe shumë  i tronditur psiqikisht e ka goditur shqiptarin me thikë.

Gjykatë sit gjermanë  vendosën shtyrjen e gjyqit dhe thirrjen si dëshmitarë  në  gjyq të  2 punonjësve socialë , të  punësuar në  vendstrehimin e të  dy azilkërkuesve si edhe të  së  dashurës gjermane (femër) të  azilkërkuesit shqiptar. Këto dëshmitarë  do të  merren në  pyetje për të  sqaruar trupin gjykues, nëse shqiptari i plagosur është  homoseksual, apo azilkërkuesi gjerman gënjen, me qëllim që  të  lehtësojë  pozitën e vet para ligjit për akuzat, që  i bëhen./Gjergj Thanasi/CityNews

Lajmet e fundit nga