Connect with Us

Frika nga sulmet terroriste/ SHBA paralajmëron amerikanët që udhëtojnë në Kosovë

Aktualitet

Frika nga sulmet terroriste/ SHBA paralajmëron amerikanët që udhëtojnë në Kosovë

Publikuar

-

/

 Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron qytetarët amerikanë që planifikojnë të vijnë në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore – Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, që të jenë të kujdesshëm. Njoftimi i ri për udhëtime, përcillet nga Ambasada Amerikane në Prishtinëm e cila kërkon nga shtetasit e saj që dëshirojnë të vijnë në Kosovë, kujdes të shtuar për shkak të trazirave dhe sulmeve të mundshme terroriste.

Në njoftimin shkruan se grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në mbarë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën e këtë mund ta bëjnë me apo pa paralajmërim.

Sipas Departamemntnit amerikan të shtetit, në shënjestër mund të jenë lokacione turistësh, stacione autobusësh, tregje/qendra tregtare, ndërtesa të qeverisjes lokale, hotele, klube, restorante, vende kulti, parqe, ngjarje të mëdha sportive e kulturore, institucione edukative, aeroporte e hapësira tjera publike.

Përveç kësaj, në mbarë Kosovën ka dhunë të motivuar politikisht, shkruan në paralajmërimin e shtetit amerikan për qytetarët e saj që udhëtojnë për në Kosovë.

LEXO EDHE:  Gjyqtarët në “ethe”/ SHBA-BE, tjetër grup ekspertësh për zbardhjen e aferave

Departamenti i shtetit deklaron se nëse qytetarët amerikanë vendosin të udhëtojnë në Kosovë, duhet t’i shmangin demonstratat, të jenë syçelë në vende që frekuentohen nga perëndimorët, të monitorojnë mediat lokale për lajmet e fundit dhe t’i përshtatin planet e tyre bazuar në informacionet e reja.

Duke sugjeruar që të shkarkojnë aplikacionin për pranim të kohë reale të njoftimeve të reja nga ambasada, Departamenti i shtetit sugjeron që qytetet që duhen shmangur në Kosovë janë Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani.

Sipas paralajmërimit, tensionet brenda dhe mes komuniteteve në veriun e Kosovës vazhdojnë të nxisin dhunë, demonstrata dhe trazira tjera në komunat e asaj ane, ndonëse nënvizohet se trazirat e fundit kanë qenë të ndërlidhura politikisht dhe nuk përfshijnë turistët apo pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar, kalimtarët e rastit mund të preken nëse ndodhin incidente të dhunshme.

Në njoftim po ashtu thuhet se Qeveria Amerikane ka mundësi të limituara për të ofruar shërbime emergjente në veri të Kosovës. /RTK/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kriza në PD dhe zgjedhjet e parakohshme/ Ironizon Patozi: Luli s’ka dhënë fjalën, bën sikur nuk e ka mendjen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar krizën në PD dhe vendimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për të hyrë në zgjedhjet e parakohshme me kandidatët e tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Patozi shkruan se Luli bën sikur nuk e ka mëndjen për zgjedhjet e sipas tij nuk e ka dhënë fjalën e fundit, nëse do hyjë apo do i bojkotojë ato si dy vite më parë.

TË NDARË JANË MË “TRIMA” DHE MË TË FORTË

Për të kuptuar se çfarë i kanë bërë Partisë Demokratike këta dy “legjendat”, që po kacafyten sot për logon, nuk ka nevojë për shumë histori dhe për shumë mend.



LEXO EDHE:  Raporti/ SHBA e shqetësuar për korrupsionin në gjyqësor

LEXO EDHE:  Vizita e 9 kongresmenëve amerikanë në Tiranë/Reagon Ambasada e SHBA

Para dy vjetësh, kur ishin bashkë dhe ishte e sigurt që disa bashki mund t’i fitonin, këta nuk hynë fare në zgjedhje.

Tani që janë bërë kashtë e koqe, dhe i kanë shanset afër zeros, duan të hyjnë me të paktën dy kandidatë për çdo bashki (pa llogaritur preleminaret e “foltores”).

Gjithmonë në rast se pranon Luli, sepse ai nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, por po bën sikur nuk e ka mendjen, që po bie era zgjedhje, njësoj si Ilir Meta kur pyeste Celibashin se çfarë dinte për 6 bashkitë e mbetura prej gati dy vjetësh pa kryetar”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zero “roaming” në Ballkan/ Majlinda Bregu ndan lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka dhënë një lajm të mirë.

Ajo e konsideroi ecurinë e nismës “Fol si n’shpi”, si një histori suksesi ku ndau edhe shifrat e trafikut të telefonisë celulare dhe internetit.

POSTIMI I BREGUT

Ja ta fillojmë vitin mbarë me një lajm të mirë që mund skepticizmin e gjithkujt që e ka të vështir? të besojë tek bashkëpunimi!

Sot, sa për një dozë të shëndetshme realiteti, me kënaqësi ju them se nga data 1 korrik 2021 kur #folsinshpi ose #roamlikeathome,  ka hyrë në fuqi si regjim me tarifa zero në të gjithë rajonin, sot kemi:

LEXO EDHE:  Tre qëndrime amerikane kundër Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane



Maksimalisht 500 dhe minimalisht 305 % e rritje të trafikut të telefonisë celulare dhe internetit

Shqipëria ???????? vetëm në tremujorin e fundit të 2021 ka shënuar një rritje prej 400 % numrit të përdoruesve në roaming.

Përndryshe, një shërbim mëse i mirëpritur  nga qytetarët e #ballkanitperendimor, më shumë komunikim e lehtësi për biznesin e të rinjtë.

Dhe, për  më shumë, përveç krenarisë që kemi koordinuar një punë kolosale  mes të gjithë vendeve të Rajonit, na ndiqni në ditët në vijim…

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Remontet në linjat elektrike/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë në këta zona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar se në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje energjie ditën e nesërme.

Sipas njoftimit ndërprerje do të ketë gjatë intervalit kohor 10:00-14:00, në zonat e mëposhtme:

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 19 janar



Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 19 janar gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të kryhen punime në NST Ibë. Pa energji mbeten këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Video- Shtëpia përpihet nga flakët/ Shqiptari digjet për së gjalli

LEXO EDHE:  Biden: Mbrojtja e demokracisë "sfida e kohës sonë"

Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë, Krrabë, Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE