LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fobitë e Lulit dhe shakatë bajate të Monikës

14 Janar 2018, 18:00, Aktualitet CNA

Nga ARTUR  AJAZI

Fobia njihet si ndjenja e shqetësimit që provohet ndaj një objekti apo situate të caktuar, nga e cila duam të ikim apo të largohemi, dhe nëse kjo nuk ndodh, shkakton simptoma që në gjuhën mjekësore quhen ?kriza ankthi, rrahje të shpejta të zemrës, mungesë ajri, tmerr për atë që mund të na ndodhë në të ardhmen, duar të cilat dridhen, djersë të ftohta etj?. Të gjitha këto pasoja, vijnë nga interpretimi  i psikikës ndaj diçkaje që e kemi  frikë. Kjo seri ankthesh mund të lidhet me një objekt të veçantë. Sipas një studimi të realizuar nga Hofman Lehman në 1997, ata që vuajnë nga një fobi, janë më të predispozuar që të vuajnë nga një e dytë. Tek ne politikanët vuajnë më shpesh nga Klaustrofobia, e cila është një nga fobitë më të njohura në botë, që bën fjalë  për frikën nga hapësirat e ngushta ose të mbyllura, dhe për të gjitha vendet nga të cilat subjekti ndihet i rrethuar. Por nuk përjashtohen edhe ajo kategori politikanësh, që luajnë me ?pasionin? e tyre  duke hedhur shpesh në tregun politik e mediatik shaka bajate, pa vlerë, të dala boje. Më së shumti politikanët shqiptarë (kryesisht mëkatarët)  vuajnë  nga dy apo më shumë fobi, gjë e cila ka ndikim direkt në vendimarrjet e tyre. Por le të marrim konkretisht ata të opozitës.

Motivi kryesor i protesës së 27 janarit nga ?fronti opozitar? është ?drejtësia e kapur nga Edi Rama?, që sipas Lulit dhe Monikës ?po bën gjithçka ta sabotojë reformat e drejtësisë për shqiptarët?. Gjithmonë sipas Lulit dhe Monikës, ?nuk ka Shqipëri në Evropë pa një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon peshqit e mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit, duke filluar me kokën e kupolës mafioze?. Në rastin konkret Luli, mendohet se ka tendencën të kapet  nga Klaustrofobia, pasi ai  bën sikur harron, sikur kujtohet me vonesë dhe bën marrëveshje me Monikën në pamundësi për të drejtuar  i vetëm aksionin opozitar, duke u rikther tek  tezat e  vjetëra që në fakt e kanë detyruar atë, të zvarrisë  reformën në drejtësi. Mjafton të kujtojmë disa detaje që lidhen me sjelljet e fundit të Lulit (prej fobisë) dhe bashkëkryetares të ?frontit opozitar? Monikës, ndaj reformës në drejtësi, të ekspozuar turpshëm në rolin e  politikanëve dështakë dhe të shtirur. I kapur tashmë nga fobia e tij, Luli  fillimisht deklaronte se ? nuk e votojmë reformën në  drejtësi?, dhe pastaj shkoi në Kuvend dhe e votoi duke e shpallur  si ?fitoren e PD? dhe personalisht të tij. Pastaj  ( i kapur sërish nga fobia) ngriti çadrën nga ku e sulmonte reformën në drejtësi, ambasadorët, Ramën, etj.

Pas presionit nga SHBA dhe BE ai  bëri marrëveshje me Edi Ramën dhe e harroi  çfarë  kishte thënë. Por së fundi Luli i mbështetur nga Monika (e cila duket sikur bën shaka me deklaratat e saj për çizmet dhe pa çizmet ) është rikthyer tek  reforma në drejtësi, duke deklaruar se ?atë e bën vetëm PD dhe LSI kur të vijmë në pushtet?. Luli nga Kurbini ku zhvilloi një takim me ata pak demokratë që i kanë mbetur atje, iu rikthye  sërish  reformës, që e kujton sa herë kapet nga fobia e tij, duke u treguar atyre se ?protesta jonë do të bëhet për një drejtësi të pakapur dhe të pavarur nga qeveria e krimit?. Pra ndryshe ka deklaruar në Durrës, ndryshe në Vlorë dhe ndryshe në Kurbin, duke u shprehur se ?protesta nuk ka synim vetëm përmbysjen e qeverisë, por  edhe zbatimin  e reformës në drejtësi?, duke hamendësuar qysh tani se nuk ka ndërmend të votojë bashkë me grupin e tij ?të ri? kuvendar,  ligjet e rëndësishme të reformës në drejtësi, që janë zgjedhja e KLP dhe KLGJ të cilat do të zgjidhin  problemin e  tejzgjatur të krijuar nga PD.

Por ndryshe nga zoti Basha, Monika ka tjetër objeksion për protestat, pasi ajo në çdo rast nuk ngurron pa deklaruar se ?çizmet dhe karriget nuk do të mungojnë gjithmonë kur Rama do të na provokojë? dhe pastaj në një tjetër deklaratë  mediatike i mohon ato. Mendoj se Monika asnjëherë nuk e ka seriozisht kur takohet me Lulin, edhe pse ai  i  duket sikur  i beson shumë asaj. Monika gjithmonë bën shaka, gjithmonë e ka me  gjasme  edhe kur ngrihet  në foltore e parlamentit, apo kur mban konferenca shtypi e rrethuar nga ?të rinjtë e Jalës?, pasi gjithmonë ka qenë pushtetmbajtëse. Kjo pasi edhe në të gjitha rastet e fundit, këshilltarët  në bashkitë e vendit,  dhe deputetët e saj në parlament, kanë treguar dhe refuzuar paçka se me gjysëm zëri,  të dalin  kundër ?partisë mëmë?. LSI shumë shpejt ka gjasa  të përgjysmohet  edhe si grup parlamentar, pasi deputetët e saj jo vetëm nuk i bashkon asgjë me zotin Basha, por edhe sepse e dinë se Monika gjithmonë bën shaka bajate  me seriozitetin e saj politik.

Lajmet e fundit nga