Connect with Us

Akulli pushton liqenin/ Shpendët në rrezik

Aktualitet

Akulli pushton liqenin/ Shpendët në rrezik

Publikuar

-

Një ngjarje shqetësuese për shpendët, është duke ndodhur në rajonin kinez të Xinjang, pasi liqeni i parkut është mbuluar nga akulli.

Rojet e pyjeve të Manes National Wetland Park, janë impenjuar për tu kujdesur për mijëra shpend emigratorë, të cilët ndodhen në rrezik për shkak të akullit, në mënyrë të veçantë për mjellmat dhe rosat.

Liqeni i parkut është mbuluar nga akulli, për shkak të të ftohtit që ka përfshirë vendin, me temperatura të ulëta që kanë shkuar deri në -28 gradë.
Personeli që  kujdeset për parkun ka hapur një grope rreth 50 metra të gjatë dhe tre metra të gjerë, në mënyrë që të bëhet furnizimi me ujë i shpendëve. /CityNews

 

LEXO EDHE:  E rëndë në Kukës/ 16-vjeçari mbytet në liqen

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Publikuar

-

Nga

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas videos që ka qarkulluar në rrjet, ku shihet një qytetare që i jep rryshfet infermieres në mënyrë që kjo e fundit t’i çojë ushqimin familjarit të shtruar me Covid.

Berisha deklaron se kjo video dëshmon aktin e korrupsionit dhe degradimin e plotë të sistemit shëndetësor.

Sipas tij, rryshfeti që qytetarja i ka dhënë infermieres nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë në këtë kohë pandemie.



“Një video që dëshmon aktin e korrupsionit, degradimin e plotë të sistemit shëndetësor nga kreu i tij Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia që shfrytëzuan pandeminë për të vjedhur miliona euro me tendera me fitues të paracaktuar, blerje materialesh me shumicë dy herë më shtrenjtë për njësi se sa çmimi i tyre me pakicë në farmaci apo tendera për ndërtim rrugësh nga 1,8 milion euro për km që është standarti për zona fushore në 20 milionë euro, pra mbi 10 fishin e çmimit normal. Krahasuar me këto, ajo që është filmuar nuk është as një kafe”, shkruan ish-kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturin

Publikuar

-

Nga

Makina përplas të riun në Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari

Një automjet ka përplasur një këmbësor rreth një orë më parë në Tufinë të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i plagosur ka mbetur një 15-vjeçar me iniciale G.N.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr shërbimin mjekësor, ndonëse nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.



“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Jenkins performon në Kinë

LEXO EDHE:  Makina bie në liqenin e Shkopetit/ Policia jep detaje të reja

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata e koronavirusit në Greqi.

Autoritetet vendase kanë raportuar për 204 raste të reja të infektuarish me Covid-19 si dhe 5 humbje jetësh në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve  ka shkuar në 6381 dhe ai i viktimave në 221.

Aktualisht 22  pacientë trajtohen të intubuar./CNA.al



LEXO EDHE:  Ndotja e ajrit/Kina ndalon dokumentarin polemizues

 

LEXO EDHE:  Kinë/ Shtatë anëtarë të një familje mbyten në rezervuar

 

 

LEXO TE PLOTE